Eco Bicycle

10 arsye minimaliste per te përdorur biçikletën!

Written by ecovolis


1. Heq dore nga palestra
Shkoja ne palester per dy arsye, per pisten e vrapit dhe bicikleten e stervitjes. Pasi fillova vrapin e pergjysmova nevojen per palester dhe kur fillova me biciklete e ndjeva palestren si nje shpenzim te kote. Thjesht nuk ja vlente me. Ciklizmi te ben te humbesh shume kalori, duke te cuar ne shume vende gjate stervitjes.
2. Ske nevoje per makine
Makinat jane te shtrenjta. Bicikleta nuk ka taksa, sigurime, taksa mirmbajtje, karburant, gjoba parkimi, dhe sigurisht koston e nje makine. Kostoja e te marrit me qera nje biciklete per nje vit kushton me pak se nje serbator me karburant. Makina mund te duhet maksimumi dy here ne vit. Pjesa tjeter I perket bicikletes.
3. Gjelberim
Makinat clirojne gazra toksike. Por biciketa nuk e ka nje problem te tille , ajo nuk do energji toksike per te levizur. I nevojitet vetem energji e paster e njeriut qe e nget dhe shume kalori.
4. Ze pak hapsire
Bicikleta ze pothuaj 15% te vendit qe ze nje makine. Mund te kalojne ne kopsht, ne dyer e ne rrugica. Mund te parkohen kudo, qe nga shinat e deri te dritat e rruges. Jane perfekte per cdo njeri .
5. E lehte te mirmbahet
Makinat kane shume nevoja. Kur rregullon nje pjese, prishet nje tjeter. Sigurisht dhe bicikleta ka nevoje per rregullime, po shume here me pak e akoma me lire .
6. Me e shpejte
A keni ngelur ndonjehere ne trafik??? I keni pare ciklistet tu kalojne prane e te percajne trafikun?? Dhe eshte akoma me mire kur ka dhe korsi bicikletash. Mund te evitosh trafikun si nje kembesor dhe te ecesh shpejt si me makine.
7. E gjithanshme
Ka vende ku nuk lejohen makinat, dhe vende ku nuk lejohen kembesoret, por ne shume vende bicikleta lejohet. Nese do te dalesh shetitje ne park, merr bicikleten. Bicikleta, ndryshe nga makina, mund te kaloje ne rrugen e kembesoreve, si dhe mund te parkohet kudo.
8. E transportueshme
Nese ke nje rruge te gjate mund te ikesh me biciklete deri ne stacionet e trenave, te marresh bicikleten ne tren dhe te vazhdosh pjesen tjeter me te.Nje menyre efikase dhe sidomos e lire per te udhetuar. Kur arrin ti cmontosh, I merr me vete edhe ne makine per udhetime me shoqerine.
9. E qete
Cfare mund te jete me mire se qetsia ??? Imagjino nxitimin e mengjesit, pa trafik,pa borite e makinave, pa zhurma motorresh e pa tymra. Vetem disa cikliste, dy tre zile dhe zhurmat e qeta te pedaleve te bicikletes.Nje menyre per te arritur kudo pa zhurme e stres.
10. Ne natyre
Shume njerez kalojne shume kohe te izoluar nga bota jashte. Ata e kalojne diten ne zyre, pastaj ne makine e ne fund brenda ne shtepi. Nje total shume I vogel minutash ne natyre ben ndryshimin. Edhe nese bie shi, eshte thjesht uje. Eshte natyra!!