Eco Bicycle Ecovolis Te ndryshme

Nga Eda: Nje dite me Ecovolis !

Ecovolis
Written by ecovolis

ecovolis

Me sakte, ishte e dyta…
Mbas aksionit te pare ku ndihmuam ne mbjelljen e disa fidaneve prane Liqenit te Bovilles, nje vend qe une personalisht e dua shume, nuk mund te mungoja ne aksionin e radhes, dy dite me pas. Kete here behej fjale per ty nga temat e mia te preferuara, ose e thene me mire, 2 “pika te dobeta” te miat: ndotja e plazheve dhe ruajta/mbrojtja e ekosistemit, mosshkaterrimit te gjese me te shtrenjte qe kemi ne si komb, mbas familjes, Natyres!

Kur permendet pastrimi I plazheve, te pakten tani e di, qe me ne fund, e kemi parasysh te gjithe cfare do te thote. E pra edhe pse per shume te tjere,ne “Don Kishoteve”, mund te na shohin si “te pashprese”, serish vizioni I nje Shqiperie sic e duam vete, eshte ai qe te ben te perveshesh menget e te luash vendit per ate qe do!

Behet fjale per plazhin e Divjakes dhe Lagunen e Karavastase… Rrugen per ne plazh disa nga ne e bene me bicikleeete  Se beson njeri nqs them qe ishte hera e pare mbas gati 15 vitesh qe une nuk ngisja nje te tille, jo se nuk I pelqej, por si banore e Tiranes, qe mbas viteve 90’, shtimi I makinave neper rruge m’a ka hequr deshiren si per bicikleten ashtu dhe per makinen. Ecovolis, me shume mund ja arriti te na rijepte nje korsi neper rruget e Tiranes, por diten per te cilen une po shkruaj, kete “korsi” ata ma dhane/gjeten ne Divjake  E ku ka me bukur, natyre, pisha, det, bicikleeete 

Me te mberritur ne plazh, qeset me mbeturinat kryesisht plastike, u mbushen shpejt e shpejt. Pikerisht ne fund, u shfaqen ne sfond e me pas drejt nesh, makina me targa ndryshe nga te zakonshmet… Te huaj me dosje, me letra, me plane, po vetem aq…
Etapa tjeter, Laguna 

Ne anen veriore le te themi , dergjeshin te padekompozuara dhjetra shishe qelqi te hedhura ndoshta naten, ndoshta ne diten me diell, aty, buze ujit te lagunes, per te na pershendetur e thirrur, jemi ketu, jemi ketu… Ne anen tjeter te lumit qe kalon aty ngjitur, natyra te le me goje hapur… U zhytem te gjithe bashke ne ate bukuri, me friken qe neser ajo mrekulli mund te reshte se ekzistuari. Shume nga ne e duan natyren, shume te tjere jane indiferente ndaj saj, e pjesa tjeter e shohin si banken e tyre personale! Nuk do arrij kurre ta pranoj, edhe pse arrij ta kuptoj, se si per disa specie ekzistenca e disa te tjerave eshte aq e pavlere. Ashtu si dhe dhimbja e disave, disa te tjere I le indiferente. Si mund te ekzistoje dikush ne ekosistemin e kesaj pjese te Universit, me nje mungese te tille dhimbshurie, dashurie, vizioni…


Megjithate ne jemi akoma ketu, duke shpresuar te na bashkohen shume te tjere, per vleresuar, ruajtur, mbrojtur keto vlera, keto vende, keto krijesa! “Betejat” vazhdojne!
Faleminderit Ecovolis per punen dhe mundesine e pjesemarrjes ne nje fushate te tille sensibilizuese! 

Nga Eda Aktivistja!

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment