Eco Bicycle Lajme

Fillon puna per Fshatin Social!

Written by ecovolis

Sot mori jetë ëndrra jonë e Fshatit Social. Së bashku me Qendrën e Formimit Profesional Nr.4, ndërtuam shtëpinë e parë për Zanën, nënë e dy fëmijëve, me arsim të lartë dhe në kushte të vështira! Nëse studentët duarartë të formimit profesional do të mësonin zanatin e tyre nëpërmjet veprave konkrete në dobi të komunitetit, do të kishim profesionistë më të zotë nesër, të rinj më aktivë sot dhe ndihmë të vazhdueshme për komunitetet në nevojë! Një zgjidhje e thjeshtë, e sigurtë për qindra qytetarë në nevojë për strehim, 20 herë më lirë se një banesë sociale, 0 qera, vetëm mirëmbajtje, gjelbërim dhe pastërti! #DRFFP4 #FshatiSocial