Eco Bicycle Ecovolis Lajme

Qytetet gjermane ofrojnë transport falas për reduktimin e ndotjes së ajrit!

Ecovolis
Written by ecovolis


Cilësia e ajrit në gjermani nuk është në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian, prandaj qeveria gjermane po merr në konsideratë transportin publik falas si një mënyrë për t’i nxjerrë njerëzit nga makinat e tyre. Gjermanët i përdorin shumë makinat, kështu që do të reduktojë emetimet e dioksidit të azotit. Ata po marrin në konsideratë gjithashtu “zonat me emetim të ulët” që do të nxisin përdorimin e makinave elektrike.

Sipas Die Welt, programi do të zhvillohet në një numër qytetesh të vogla – “Bonn, Essen, Reutlingen, Mannheim dhe qyteti i Herrenberg, që është në jug të Shtutgartit, një nga qytetet më të ndotura gjermane”.

Por nuk është aq e lehtë për tu bërë dhe nuk mund ta zgjidhë problemin.

Një nga çështjet më të mëdha është se qytetet do të duhet të forcojnë transportin publik me më shumë autobusë dhe tramvaje dhe me mjete ekologjike për të akomoduar rritjen e parashikuar të udhëtarëve. “Nuk ka kuptim të përdorim më shumë autobusë me karburant”, tha zëdhënësi i qytetit të Bonit për Die Welt, duke shtuar: “Ne nuk dimë asnjë prodhues që do të ishte në gjendje të dërgonte kaq shumë autobusë elektrikë në një njoftim kaq të shkurtër.”
Dhe sigurisht, gjenerimi i energjisë elektrike për makinat elektrike dhe autobusët në Gjermani nuk është saktësisht i pastër dhe i mrekullueshme; 40 përqind e energjisë elektrike ende vjen nga djegia e qymyrit.


rradha per bileta falas.

Por së paku në Essen dhe Bon, ajri do të jetë paksa më i pastër.
Ata ndoshta propozuan këtë në qendra të vogla sepse ato më të mëdha nuk i përballojnë dot, sistemet e transportit tashmë janë të mbipopulluara. Por, nga ana tjetër, transporti i lirë ka shumë kuptim. Do të inkurajonte shumë njerëz që të dilnin nga makinat e tyre, të reduktonin zhurmën dhe ndotjen dhe subvencionet për pasagjerë ndoshta do të ishin më pak se subvencionet direkte dhe indirekte që marrin shoferët. Qytetet duhet të planifikojnë për ta.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment