Eco Bicycle Ecovolis Lajme Lifestyle Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Si do të dukej nje qytet i përshtatur për fëmijët?

Written by ecovolis

Si do të dukej nje qytet i përshtatur për fëmijët?

Realiteti për shumë fëmijë urbane është i mbushur me ditë te mbyllura në shtëpi duke luajtur me smartphone – por disa qytete po luftojnë me rrymën me mënyra inovative për t’i mbajtur fëmijët të shëndetshëm, të shoqërueshëm – dhe jashtë shtëpive

Imagjino veten si një 10 vjecar. Ti jeton ne një qytet te një madhësie mesatare dhe dëshiron te takohesh me mikun tënd të ngusht, 5 minuta larg me kembe nga ty, për të shkuar ne park, 10 minuta te tjera rrugë. Problemi qëndron se midis teje dhe shokut tënd ka një rrugë te rrezikshme, nje tjetër rruge qendron midis jush dhe parkut. Pyet prindërit e tu nëse mund te shkosh vetë, ata thonë jo, dhe ata janë shumë të zënë për të të cuar.

Ndoshta mesazhon me mikun tënd ose ndoshta luan me një video game mbi divan. Ti humbe ushtrim fizik dhe kohë jashtë, humbe ndërveprim me lagjen tënde, sigursht humbe mundësine për të luajtur me mikun tënd.

Ky është realiteti për shumë fëmijë sot- por nuk ka pse të jetë kështu. Tim Gill, autori i “No Fear: Growing Up in a Risk Averse Society” , thotë qe një qytet miqësor ndaj fëmijëve është ai qytet që lejon “liritë ditore” , kështu fëmijët mund të hapin krahët e tyre ndërkohë qe rriten. “Nuk mjafton vetëm të flasim për terrenet e lojërave dhe hapësirave publike, ” thotë Gill. Kjo, thotë ai, krijon “lojë geto – vende ku fëmijët duhet të shoqërohen nga të rriturit”.

Gabimi i shoqërisë, argumenton Gill, është se sistemet tona të planifikimit janë përshtatur rreth makinave, ndërtimit të shtëpive dhe ekonomisë – në vend të mjedisit, shëndetit dhe cilësisë së jetës.

“Ju nuk do të gjeni ndonjë planifikues urban që nuk pajtohet me këtë,” thotë Gill. “Kjo për shkak se vendimmarrësit tanë janë politikanë afatshkurtër, të cilët nuk kanë nevojë të shohin përtej dy apo tre viteve të ardhshme”.

Në lagjet urbane në mbarë botën, dizajni miqësor për fëmijët po fiton vrull: nga projektet e udhëhequra nga komuniteti, duke përdorur bojëra dhe mbjellje për të trajtuar rrugët e rrezikshme në shkolla dhe në terrenet e lojërave, në politikën gjithëpërfshirëse që riemëron politikat e strehimit dhe lagjet për fëmijët.

Tirana: besoni shumicen e heshtur
“Mos e nënvlerësoni fuqinë e fëmijëve,” thotë kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj. Pasi një studim tregoi se prindërit e qytetit shpenzojnë më shumë për makinat e tyre sesa për fëmijët e tyre, Veliaj e ka përdorur këtë statistikë si levë morale për të rifokusuar prioritetet.
Në një qytet me fonde të pakta, bizneset kanë sponsorizuar transformimin e çerdheve dhe kopështeve nga “qeli burgu” në hapësira të bukura, me 10 ndërtime të reja përmes partneritetit publik-privat.

Ndalimet e përsëritura të trafikut në Sheshin “Skënderbe” bindën banorët të pranonin atë si një hapësirë të përhershme pa makinë. Çdo tre muaj zona e këmbësorëve zgjerohet nga njëra rrugë në tjetërën, derisa qendra e qytetit përfundimisht te jetë plotësisht pa makina. Ndotësit PM10 tashmë janë ulur me 15%. Ndryshimi nuk është gjithmonë i lehtë në një qytet ku makina është një simbol i fuqishëm i statusit. Ndërtimi i një sheshi të madhe në liqenin artificial të Tiranës tërhoqi protesta, disa prej të cilave ishin të dhunshme.

“Një pakicë e vogel që është e lidhur me interesa vetjake, do të bëjë shumë zhurmë”, thotë Veliaj. “Duhet të besoni se shumica e heshtur do të dalë kur të hapet.” Dhe kështu ndodhi.

Në vitin e tij të parë Veliaj mori 40.000 m² tokë nga ndërtimet e paligjshme, duke hapur rrugën për 31 fusha të reja të lojërave. Një unazë pyjore e qytetit është e populluar nga “pemët e ditëlindjes” të fëmijëve, të cilat familjet e tyre i mbjellin në vende të caktuara. “Kur vendet e tjera po flasin për mure, ne po ndërtojmë një mur me pemë, për të oksigjenuar qytetin,” thotë Veliaj. Rreth 60% e pemëve sigurohen nga qytetarët, bizneset të cilat mbjellin dy pemë për çdo makinë të kompanisë. Një rrjet tjetër i qytetit për ecje, çiklizëm dhe transport publik është duke u ndërtuar.

Tirana gjithashtu mburret me një “këshill komunal për fëmijët”, ku përfaqësuesit e rinj takohen me kryetarin e bashkisë, debatojnë dhe marrin rezultatet e tyre. Gjë e mrekullueshme te fëmijët, thotë Veliaj, është se ata nuk kanë asnjë axhendë të fshehtë – dhe ata janë avokatët më të mirë për të bindur prindërit e tyre për të ricikluar, për të ecur dhe për të dalë me biçikletë.

Roterdam: hapesire e eger per femijët
I votuar si qyteti më pak tërheqës për t’u rritur në vitin 2006, Roterdam ka shpenzuar 15 milion euro për përmirësime në hapësira publike, strehim dhe rrugë të sigurta në lagjet me të ardhura të ulëta, në përpjekje për të ndërtuar një qytet miqësor për fëmijët.

Një hapësirë e hapur në një pyll parku të qytetit është shndërruar në një shesh lojrash natyrore – Natuurspeeltuin de Speeldernis – duke u dhënë fëmijëve mundësinë për te luajtur ne natyrë. Fëmijët mund të shijojnë biodiversitetin e hapësirës “të egër”, mund të ndezin zjarre dhe te bëjnë xhiro me varka. Tani ky park i ri I ndertuar ne zemrën e nje pylli tërheq 35,000 vizitorë në vit.

Disa terrene sportive shkollore janë shndërruar në sheshe të komunitetit – duke krijuar hapësira me cilësi të lartë për lojëra, duke u lejuar fëmijëve të përjetojnë jetën brenda komunitetit. Historikisht një qytet me nivele të larta të strehimit social, Roterdami ka hyrë në një program të pakthyeshem të gentrifikimit të sponsorizuar nga shteti. Skema e Vendeve Premtuese të qytetit bazohet në punën e mëhershme në një përpjekje për të mbajtur familjet e reja, ato të pasura dhe me arsim të lartë brenda qytetit.


Qindra shtëpi të reja familjare janë duke u ndërtuar rreth qendrës së qytetit – me shumë hapësira të gjelbëruar dhe zona për të luajtur. Me një objektiv për të patur dy shkolla të shkëlqyera per te gjitha këto vendbanime të reja.

Një program komuniteti në Droomstraat (rrugët e ëndrrave) u lejon banorëve të bëjnë ndryshime për të dhe përmirësime në rrugë, i jep mundësin për të ndryshuar vendet e parkimit me parcela të vogla perimesh, banorët gjithashtu mund ti zëvendësojne ato me stola për tu ulur.

Përmirësimet duket jenë duke funksionuar: qyteti raporton se njerëzit tani po qëndrojnë në Roterdam me familjet e tyre dhe zhvilluesit janë të prirur për të ndërtuar shtëpi të reja.

Bogota: ndërhyrje në zonat e rrezikshme

Ish kryebashkiaku i Bogotas, Enrique Peñalosa, dikur tha: “Fëmijët janë një lloj treguesi. Nëse mund të ndërtojmë një qytet të suksesshëm për fëmijët, do të kemi një qytet të suksesshëm për të gjithë “.

Puna për të bërë hapësirat publike të qytetit më tërheqëse filloi dy dekada më parë me skemën ambicioze të autobusit të shpejtë Peñalosa, korsi biçikletash dhe futjen e 1200 parqeve dhe hapësirave për fëmijë .

Në një nga zonat më të varfra të qytetit, Ciudad Bolívar, anëtarët e komunitetit kanë punuar me Urban 95, një iniciativë e Fondacionit Bernard van Leer për të përmirësuar hapësirën publike për njerëzit nën 95 cm të gjatë. Në një zonë me nivele të larta të krimit dhe me hapësira të vogëla të gjelbërta. Pikturat e rrugëve dhe mbjelljet u përdorën për të shënuar një rrugë midis kopshtit, shkollës dhe parkut, për të zvogëluar shpejtësinë e trafikut dhe për të krijuar hapësirë të reja për fëmijët, ndërkohë që ndërtesat ishin të pikturuara me ngjyra të ndritshme. Ideja është që të përdoret “urbanizëm taktik” për të bëre ndryshime të thjeshta që do të bëhen të përhershme nëse funkionojnë.

Banuesit janë të inkurajuar të mirëmbajnë ndryshimet dhe të ndihmojë ne vendosjen e objekteve të reja në përdorim – nëse nuk e bëjnë këtë, bashkia do t’i heqë ato.

Kompania që drejton sistemin e teleferikëve të Bogotës është duke planifikuar të përsërisë idenë në 4 pika ndalesash brenda zonave malore . Përmirësimet e sugjeruara përfshijnë kënde lojërash dhe qendra për të moshuarit. Kompania përgjegjëse për sistemin BRT të qytetit, TransMilenio, thuhet se po kërkon të miratojë plane të ngjashme gjithashtu.

Lexington: park ujor pop-up

Në Lexington, Kentaki, ku temperaturat e verës kalojnë 27C në shumicën e ditëve të qershorit, korrikut dhe gushtit, ditët e nxehta janë të shumta.Ndoshta kjo ishte arsyeja qe familjet kishin thyer rregullat duke luajtur në burimet publike në Parkun e Thoroughbred – por në vend që të penalizonin banorët, këshilli i qytetit vendosi t’i dëgjonte.

Në vitin 2015, Gehl Studio bëri një studim publik për qytetin dhe zbuloi një kërkesë te madhe për hapësira të jashtme për familje, në veçanti për kënde lojërash me ujë. Verën e ardhshme u vendos një shatërvan druri i valëzuar që u vendos ne qëndren e Parkut Verilindor dhe ndikimi i tij ishte transformues.

I quajtur “Splash JAM”, instalimi i përkohshëm tërhoqi njerëz nga mbarë qyteti. Së bashku me këte shatërvan uji kishte tavolina pikniku, çadra plazhi, dhoma zhveshje dhe tualete me rampa aksesibiliteti per personat me aftësi te kufizuara.
Njerëzit u dyndën në këtë zonë: sollën me vete ushqim dhe pije, u ulën nën çadra, dhe panë fëmijët e tyre të luajnë. Njerëzit të cilët kurrë nuk kishin vizituar parkun gjetën një arsye për të qenë atje. Njerëzit u takuan me fqinjët e tyre.

Numrat e vizitorëve gjatë ditës në park pothuajse u trefishuan, me 80% të vizitorëve që asnjëherë ose rrallë kishin qenë atje më parë. Qyteti po kërkon të përsërisë suksesin e projektit në parqe të tjera.

Vancouver : shtëpi për familjet

Politika e strehimit familjar të Vankuverit, të krijuara në vitet 1990, dyfishuan përqindjen e fëmijëve që jetojnë në qendër të qytetit në mes të viteve 2001 dhe 2011. Udhëzimet për zonat me densitet të lartë në qytet zakonisht përcaktojnë që një e katërta të jetë e dizajnuar për familjet, me zona për lojëra dhe katet e poshtëme ti rezervohen familjeve me fëmijë, duhet te kenë dritë natyrore dhe “mundësi për ujë dhe kënde me rërë”. Keto zona per fëmijët duhet të jenë të vendosura brenda gjysmë milje larg nga shkollave, qendrave të kujdesit ditor dhe dyqaneve ushqimore, dhe të kenë rrugë të sigurta për te lëvizur në këmbë.

Këto politika njohin rëndësinë e socializimit në të gjitha moshat, duke krijuar hapësirat e nevojshme për t’u dhënë fëmijëve për te gjetur shokë për të luajtur, për moshat parashkollore, fëmijët e fillores dhe adoleshentët.

Duke përdorur këto kritere Vancouver po ndërton lagjen pranë lumit – e njohur gjithashtu si East Fraser Lands – qe dikur ka qene zonë industriale. Do të ketë 25 hektarë park dhe më shumë se një e treta e zhvillimit të përgjithshëm u dedikohet familjeve. Ajo përmban një shkollë fillore, një qendër komunitare dhe katër qendra për kujdesin e fëmijëve. Si dhe apartamentet e luksit qe do jenë 250 njësi banimi do të jenë të përballueshme sepse do të ofrohen me qira nën vleren e tregut dhe së paku 60% e tyre do të synojnë familjet. Strategjia më e gjerë e strehimit në Vancouver ka për qëllim trajtimin e çështjeve akute të përballueshmërisë së qytetit – duke propozuar 72,000 shtëpi të reja për 10 vjet, 40% për familjet dhe dy të tretat e tyre do jepen me qera. Gjysma do t’u shërbejë familjeve që fitojnë më pak se të ardhurat mesatare (rreth 80,000 dollarë).

Verën e kaluar, parku i populluar i i Creekside Park arriti një arkëtim prej $ 900,000. Tani sheshi më i madh i Vankuverit, ka instrumente muzikore, një kullë për ngjitjeje, një rrëshqitëse gjigande dhe një zip line, si shumë kënde per lojëra me rërë dhe ujë.

Pershtatur nga : Kreshnik Saraci