Projekti Rinor Qytetar Une Ricikloj

Ku është Shqipëria me Riciklimin?

Ecovolis
Written by ecovolis

Ndarja e mbetjeve urbane në burim, në vendin tonë është  ende në nivele  të ulta. Përveç nismave individuale të organizatave të ndryshme dhe një projekti pilot në Bashkinë Lezhë ende nuk ka një plan kombëtar të zbatueshëm për ndarjen e mbetjeve në burim.  Ashtu si në vendet e tjera në  zhvillim edhe në vendin tonë kemi riciklim joformal nga mbledhja e mbetjeve urbane të riciklushme nga të varfërit, ne rastin tonë Komuniteti Romë.  Rreth 1% e popullsisë urbane (15 milionë njerëz)  në vendet në zhvillim  mbijetojnë duke mbledhur mbetje të riciklushme. Për të varfërit  në këto  vënde është bërë e zakonshme mbledhja e mbetjeve të riciklushme në mënyrë joformale si mënyrë për të fituar të ardhura dhe për të siguruar mbijetesën. Bashkitë shpesh e konsiderojnë si problem mbledhjen e mbetjve në këtë mënyrë pasi mbledhja e mbetjeve në mënyrë të paorganizuara mund të ketë një ndikim negativ në lagje dhe qytete nga shpërndarja e mbeturinave jo të riciklushme ku gërmohet në kontinjer për të nxjerr mbetje të riciklushme.

Në Tiranë prej  vitit 2011 në hapësirat publike gjenden kitet për ndarjen e mbetjeve në letër, plastike, metale dhe mbeturina, mundësuar nga nisma “Unë Ricikloj”.  Unë Ricikloj është një nismë mjedisore që synon të motivojë komunitetin dhe individët për një mjedis sa më të qëndrueshëm me më pak mbeturina. Që nga 2011 janë të pafundme fushatat dhe aktivitetet ndërgjegjësuese për fillimin e riciklimit.  Kjo nisëm synon të sigurojë  punësimin e gjelbërt për të rinjtë dhe përfaqësuesit e komunitetit Rom, të cilët kanë më pak mundësi financiare dhe hapësira në tregun e punës.

tirane

Më poshtë po rëndisim disa shembuj nga disa vende në lidhje me sistemin e mbledhjes së mbetjeve të ricikluara.

Në Bullgari janë vendosur 3 Kitet për ndarjen e mbetjeve për letrën, kanaçet dhe mbeturinat

.Bulgaria

Dubai aplikon një sistem ndarjesh për mbledhjen e letres, kanaçeve dhe shisheve të qelqit.

dubai

Në  Zelandën e Re përdoret ky sistem në kitin e madh grumbullohen mbetjet e riciklushme jo xham, në kitin e vogël mbetjet e qelqit dhe tek çanta mbetjet shtëpiake.

Dunedin_City_recycling_bins,_New_Zealand,_March_2011

Izraeli operon me dy kite për ndarjen e mbetjeve në plastike dhe mbetje të tjera të riciklushme. I veçantë është modeli i kitit për ndarjen e plastikes me rrjetë. Një model interesant që në vendet në zhvillim mund të aplikohet me sukses pasi është dhe më pak i kushtushëm.

A recycling center in Afula. August 08, 2010. Photo by Shay Levy/ Flash 90 *** Local Caption *** îøëæ îéçæåø îçæåø îéçæåø æáì àùôä ôìñèé÷ ñáéáä à÷åìåâéä éøå÷ ÷äéìä

izrael 3

Ashtu si Izraeli edhe Polonia ka të njëjtin model për ndarjen e mbetjeve.

polonia

Kanadaja ka disa modele për ndarjen e mbetjeve, njëri nga modelet interesante është ai  i grumbullimit të mbetjeve të ricikluara në ditë të caktuara. Një Model tjetër është dhe ndarja e kiteve sipas materialeve për riciklim, ku mund të vendosen dhe reklama të kompanive të ndryshme që kontriboujnë në këtë proçes.

kanada.....

kanadaaa

Në Japoni gjendet modeli i ndarjes së mbetjeve në dy kite, në njërën hidhen mbetjet e ricikluara dhe tek tjetra mbetjet e tjera të pariciklushme.

tokia japoni

Përpjekje për ndarjen e mbetjeve kemi dhe në vendet Afrikës, më poshtë po japim një  shembull nga një Kamp në Nobia Afrikë, ku vërehet vendosja e tre koshave për ndarjen e qelqit, metaleve dhe mbetje të tjera.

nambia afrike

Sasia e mbetjeve është në rritje të vazhdueshme ndaj ne besojmë se riciklimi është jetësor për mjedisin tonë, është i mirë për qytetin, për komunitetin, për bashkinë, për bizneset dhe më gjerë.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment