Ecovolis Te ndryshme

Edhe sa jetë duhet të marri trafiku që të protestojmë???

Ecovolis
Written by ecovolis

Dita Botërore e përkujtimit të viktimave të qarkullimit rrugor (WDR) përkujtohet çdo viti të dielën e tretë të muajit nëntor, për të kujtuar miliona të vrarë dhe shumë të plagosur në rrugët e botës, së bashku me familjet e tyre, miqtë dhe shumë të tjerë të cilët janë prekur gjithashtu. Vdekjet dhe lëndimet rrugore janë, të dhunshme, ngjarje të papritura dhe traumatike. Ndikimi i tyre është afatgjatë,dhe shpesh me ndikim të përhershëm.

 

Çdo vit, janë shtuar miliona njerëz të lënduar rishtazi dhe të afërmit e të vdekurve në çdo cep të botës të cilat tashmë vuajnë. Numri kumulativ është me të vërtetë i madhë.

Pikëllimin dhe ankthi nga kjo eksperiencë që përjetojnë një numër i madh i njerëzve bëhet më i ndjeshëm pasi shumë prej viktimave janë të rinj, për shkak se shumë nga aksidentet mund dhe duhet të ishin parandaluar dhe për shkak se reagimi i qeverive dhe shoqërisë ndaj vdekjeve rrugore dhe të lënduarve shpesh është i pamjaftueshëm, mospërfillës, dhe i papërshtatshëm në humbje të jetës ose cilësisë së jetës.

Prandaj, kjo ditë e veçantë përkujtimore ka për qëllim për t’iu përgjigjur nevojës së madhe që kanë  viktimat e aksidenteve rrugore për njohjen publike të humbjes dhe vuajtjeve të tyre.

 

Dita Botërore ka një histori të gjatë:

Nga 1995, organizatat e viktimave të aksidenteve rrugore nën ombrellën e Federatës Evropiane të Viktimave të aksidenteve rrugore (FEVR) përkujtuan këtë ditë së bashku si fillim  si Dita Evropiane e Kujtimit, por shumë shpejt si Dita Botërore kur OJQ-të nga Afrika, Amerika e Jugut dhe Azi, të cilët ishin lidhur me anëtarët e FEVR, u bashkuan. Nga viti 2000, Papa dhe udhëheqësit e tjerë fetarë kujtuan viktimat rrugore në mbarë botën në të dielën e tretë  të nëntorit, duke e quajtur atë “Dita Botërore ‘.

10 vjet më vonë – më 26 tetor 2005 – Dita Botërore u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së .

Raporti Global i gjendjes mbi sigurinë rrugore në 2013 paraqet informacion mbi sigurinë rrugore nga 182 vende, që përbëjnë gati 99% të popullsisë së botës. Raporti tregon se në mbarë botën numri i përgjithshëm i vdekjeve të qarkullimit rrugor mbetet i papranueshëm në 1.24 milion vdekje në vit.

Tema për vitin 2015

Është koha për të kujtuar – Thuaj JO Krimit të Qarkullimit rrugorë !

Dita Botërore e përkujtimit për viktimat e qarkullimit rrugor është një kujtesë se aksidentet janë shkaku kryesor i vdekjes për personat 15 deri në 29 vjeç. Janë më shumë se 500 fëmijë të vrarë çdo ditë në aksidentet rrugore kur udhëtojnë për në shkolla, terreneve sportive , shtëpitë e tyre dhe të miqve.

Situata në Shqipëri

 

Siguria rrugore në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Bilanci i të aksidentuarve është katastrofik, kur marrin parasysh edhe aksidentet fatale . Për sa i përket sigurisë rrugore DASH në raportin e tij të 2014 e cilëson Shqipërin si një nga vendet me numër më të lartë të aksidenteve me automjete në Evropë. Kushtet e rrugëve janë të dobëta, veçanërisht në zonat rurale. Ndriçimi rrugor mund të jetë inekzistent, dhe atje ku ekziston, mund të fiket për shkak të ndërprerjes së energjisë. Në shumë kryqëzime mungon sinjalistika dhe shenjat e ndalimit, duke sjellë modele agresive dhe shpesh të çrregullta të ngarjes.

Sipas Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës në vitin 2013 kanë ndodhur 2075 aksidente rrugore, ku 295 persona kanë gjetur vdekjen, 478 persona janë plagosur rëndë  dhe 2025 janë të plagosur lehtë, ku një pjesë prej tyre do të jetë me aftësi të kufizuara për pjesën tjetër të jetës së tyre, në disa raste, duke rezultuar në vështirësi financiare për familjet e tyre. Ndër viktimat që kanë humbur jetën në 2013  janë 21 fëmijë  të moshës 0-15 vjeç.

Arsyet kryesore të rritjes së numrit të aksidenteve janë:

  • Rritja e fluksit të lëvizjes së mjeteve në akset kryesore
  • Rritja e shpejtësisë së lëvizjes mbi normat e lejuara.
  • Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

Nga analiza e aksidenteve me humbje jete, përqindjen më të lartë e përbëjnë shkelja e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve, ndërsa vëndin e dytë mos zbatimi i rregullave të qarkullimit nga këmbësorët. Numri i aksidenteve, konsiderohet shqetësues përkundrejt numrit të vogël të popullsisë dhe nivelit të ulët të motorizimit.

 

 

Në aksidente me pasojë vdekjen janë përfshirë dhe disa ciklistë, më poshtë po japim numrin e vdekjeve të ciklistëve sipas vitin 2009-2013. Një nga faktorët kryesor për aksidentet e ciklistëve është mungesa e infrastrukturës përkatëse për bicikletat.

Aksidentet e ciklistëve

2009 18
2010 16
2011 13
2012 20
2013 12

Ndaj me datën 15 nëntor në orën 16:00 ftojmë të gjithë ciklistët dhe këmbësorët, fëmijët dhe të rriturit që ndihen të rrezikuar cdo ditë të na bashkohen në pedalimin e heshtu për të përkujtuar të gjithë viktimat e qarkullimit rrugorë,  për t’u sensibilizuar të gjithë  për më shumë kujdes në përdorimin e akseve rrugore dhe për t’i bërë thirrje për rritjen e sigurisë rrugore organeve përkatëse.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment