Eco Bicycle Ngjarjet kryesore PASS Projekti Rinor Qytetar Sponsor Te ndryshme

7 arsye përse duhet të mbjellësh një pemë…

Ecovolis
Written by ecovolis

Mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më të lehta dhe më të qëndrueshme për të ndikuar pozitivisht në mjedis. Ne kemi nevojë për pemë tani më shumë se kurrë! Komunitetet në shumë shtete janë shkatërruar me humbjen e dhjetëra milionë pemëve që kur rëndësia e drurit u zbulua shumë kohë më parë. Pemët janë jetësore për ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm.

 

Eja dhe mbill pemën tënde më 27 Nëntor…

  • Sepse Tirana ka nevojë për gjelbërim që të mund të marri frymë, pasi pemët janë faktori kryesor i pastrimit të ajrit.
  • Eja mbille pemën tënde, sepse kështu mëson brezat pasardhës të kujdesen për mjedisin.
  • Eja dhe mbill pemën tënde, pasi jep shëmbull për një të ardhme me më tepër gjelbërim.
  • Eja dhe mbill pemën tënde jo pa qëllim në Sharrë, pasi pasojat e diegjeve të mbetjeve në këtë landfill po ndihen jo vetëm në rrethinat afër saj, por edhe në Kombinat e Selitë e jo më pak në Tiranën e Re dhe Unazë.
  • Eja dhe mbill pemën tënde sepse pak nga pak duhet të fillojmë t’i japim fund këtij kaosi mjedisor.
  • Eja dhe mbill pemën tënde sepse i jep shpresë të ardhmes.
  • Eja dhe mbill pemën tënde sepse ti nuk duhet të mungosh.

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment