Jal Kamping Sponsor Te ndryshme Ti Raporto Une Ricikloj

Pse duhet të riciklojnë bizneset?

Një sistem efektiv i menaxhimit të mbetjeve mund të ndihmojë në rritjen e biznesit,  janë normat tuaja për riciklimin, që do të reduktojë sasin e mbeturinave të dërguar në lanfill, dhe si rrjedhojë do kurseni paratë e biznesit tuaj.

 

Rritja e riciklimit në biznesin tuaj ofron  një gamë të gjerë përfitimesh, si:

– Redukton koston e shpenzuar për menaxhimin e mbetjeve në  biznesin tuaj

-Përmison përformancën mjedisore

– Redukton efektet e karbonit

– Redukton ekspozimin ndaj taksave të landfillit  nëpërmjet rezultateve më të mira të menaxhimit të mbeturinave

– Përmbush angazhimet mjedisore të kompanisë

– Promovon një imazhi të kompanisë  së gjelbër

– Përmbush pritshmërit e komunitetit dhe konsumatorit

Ka shumë mënyra për të rritur normat e riciklimit.Bizneset mund të riciklojnë mbeturinat e tyre duke përdorur një metodë me katër hapa:

Hapi 1 – Kuptimi i mbetjeve që gjeneron biznesi juaj

Hapi 2 – Krijimi i sistemin tuaj për riciklimin e mbetjeve

Hapi 3 – Angazhimi i stafit tuaj

Hapi 4 – Monitorimi dhe vlerësimi i sistemit tuaj të riciklimit

Mbeturinat e biznesit dhe riciklimi në qytetin Melburnit, Australi

Menaxhimi i mbeturinave

Mbetjet  që gjeneron biznesi juaj duhet të trajtohen siç duhet. Si pronar i biznesit apo operator, ju jeni përgjegjës për menaxhimin e  mbeturinave  që do të mblidhen.

Mbetjet, duke përfshirë edhe mbeturinat e përgjithshme dhe mbetjet  e riciklueshme, duhet të mblidhen dhe të vendosen në koshat e duhura dhe të jenë gati për hapin tjetër.

Bizneset mund të minimizojnë nivelin e mbetjeve duke zgjedhur produkte që janë të riciklushme ose mund t’u kërkojnë  furnizuesve  për të reduktuar paketimin mbi produktet që ata furnizojnë.

Mënyrë alternative, zgjidhni produktet që janë bërë nga përmbajtje të riciklohen; për shembull, letër zyre, mobilje, letër higjienike apo qilim.

 

Rregullimi dhe grumbullimi i mbetjeve i drejtë për biznesin tuaj

Sasia dhe lloji i mbetjeve të prodhuara nga biznesi juaj do të përcaktojë madhësinë dhe numrin e kazanëve që ju duhet, dhe sa shpesh ata duhet të mblidhen.

Shumë biznese kanë nevojë për një mbledhje të përditshëm të mbeturinave, veçanërisht në qoftë se ka një sasi të madhe të mbetjeve ushqimore ose mbeturinave të tjera që prishen dhe  mund të tërheqë parazitë dhe të prodhojë erë.

Bizneset e tjera mund të menaxhojë mbledhjet e mbetjeve  një herë ose dy herë në javë.

Mbeturinat  dhe materialet ericiklueshme duhet të mblidhen nga biznesi juaj vetëm  në ditën dhe  kohën e miratuara nga Qyteti i Melburnit. Një gjobë prej 2.000 $ zbatohet nëse ndodh e kundërta.

Qyteti dhe shërbimet e riciklimit të mbetjeve

 

 

Të gjitha pronat e tatueshme në qytetin e Melburnit kanë të drejtë për një:

– kazan mbeturinash (80 litra ose 120 litra)

– kazan për mbetjet e riciklushme (80 litra, 120 litra ose 240 litra).

Ky shërbim është i dizajnuar kryesisht për familjet, por gjithashtu mund të jetë i përshtatshëm për bizneset që gjenerojnë sasi të kufizuara të mbeturinave dhe mbetjeve të riciklueshme.

Bizneset nëse nuk nuk kenë një shërbim për mbledhjen e mbetjeve të ricikluara duhet të  kontaktojnë organet përkatëse në qytetin e Melburnit ose një kompani private në mënyrë që të përfitojnë  një shërbim të përshtatshëm për nevojat e biznesit të tyre.

Nëse ata,  nuk mund t’i përshtatin  të gjitha mbeturinat e gjeneruara nga biznesin në kazanët që kanë në dispozicion, mund të  kontaktojnë ofruesin e tyre  të grumbullimit të mbetjeve dhe të kërkojnë më shumë kazanë, kazanë të mëdhejn  ose  mbledhjen më të shpeshta në mënyrë që ata mos  të tejmbushen.

Bizneset  duhet të ruajnë të gjitha kazanët  dhe mbeturinat brenda ambjenteve. Në rastete ekstreme kur kjo nuk është e mundur, ata  duhet të aplikojnë në qytetin e Melburnit për leje të veçantë për të ruajtur kazanët në një vend të përshtatshëm jashtë ambientit të biznesit. Nëse vihet re një mospërputhje vendoset një gjobë prej 500 dollarësh.

Të gjithë kazanëte  ruajtura jashtë duhet të mbyllen me çelës  për tu siguruar që bizneset e tjera nuk janë duke përdorur koshat tuaj pa dijeninë tuaj.

Sipas ligjeve të reja, çdo biznes në qytetin qendror të Melburnit duhet të etiketojnë qartë  kazanët e riciklimit.