Eco Bicycle Ecovolis Lifestyle Ngjarjet kryesore Pedalo Te ndryshme

Lëvizim me Biçikleta Sot, për Një të Ardhme të Sigurt Nesër!

Ecovolis
Written by ecovolis

“Ne jemi babagjyshët më të bukur në botë sepse sot pedaluam që t’iu themi mamave dhe babave tanë, që ne duam që Viti i Ri të na sjelli dhuratën më të bukur për ne, sa më shumë shok e shoqe që pedalojnë me biçikleta. Ne do i kërkojmë babagjyshit që të sjelli sa më shumë biçikleta në Tiranë, sepse kështu shokët e shoqet tona do pedalojnë më shumë dhe Tirana do jetë më e pastër dhe më e bukur.”

Dukeshin sikur këtë gjë thonin fëmijët këtë të shtunë kur pedalonin të gjithë së bashku në një Tiranë mbushur me alegri dhe gëzim nga vet ata.

Është e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmëndjen e duhur rritjes së fëmijeve me biçikleta sepse edukimi që ne u japim sot do të përcillet nga ta nesër. Ndaj edhe pedalimi në këtë prag Viti të Ri nuk ishte pa qëllim. Sepse vërtet viti që po lëmë pas, iku midis përpjekjeve të vazhdueshme të shtimit të biçikletave, të shtimit të fëmijëve që pedalojnë, e njëkohësisht të shtimit të një infrastrukture sa më të sigurt për të pedaluar, por ama ne urojmë që viti që po vjen të na i realizojë këto dëshira.  Për ne, për brezin e ri që po rritet dhe për të ardhmen e natyrës sonë.

 

Sa herë që ne pedalojmë së bashku kuptojmë gjithmonë e më tepër që fëmijët e duan biçikletën, e në këtë mënyrë ata tregojnë shumë qartë se duke dashur biçikletën sot, ata do kujdesen për mjedisin nesër, do e duan natyrën dhe do jenë zëri që do e përcjellin dashurinë për natyrën në të tjerë breza e nivele.

Le ta kultivojmë atëherë brezin e ri që po rritet, me këtë frymë. Le t’ia mundësojmë çdo fëmije një biçikletë sot në mënyrë që  nesër të kemi një person më tepër që do të luftojë për mbrojtjen e natyrës nesër. E nëse ecim në këtë linjë, nëse e rrisim në mënyrë të tillë gjithë brezin e ri pas një dekade ne nuk do kemi nevojë që të bëjmë thirrje për shtimin e përdoruesve të biçikletave sepse i gjithë brezi do jetë i tillë që do e ketë të rrënjosur përdorimin e saj, e në këtë mënyrë përdoruesit e biçikletave do të përbëjnë shumicën e popullsisë.

Ndaj e kemi vet në dorë që të mësojmë fëmijët tanë me dashurinë për biçikletën sot, që të kemi një të ardhme të sigurt nesër:) !

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment