Ngjarjet kryesore Projekti Rinor Qytetar Une Ricikloj

Pse duhet ta pastrojmë Shqipërinë…??

Ecovolis
Written by ecovolis

Ja pse duhet ta pastrojmë Shqipërinë…

  • Sepse kështu japim modelin më të mire, për brezat e ardhshëm.
  • Le të tregojmë se Shqipëria ka mjaft qytetarë që e duan të pastër vëndin e tyre.
  • Sepse kështu mund të ndërgjegjsojmë të tjerët që nuk përfshihen.
  • Le të marrim me vete dhe ata persona që dashje pa dashje e ndotin ambjentin për të kuptuar sesa e lehtë është t’a ndotësh mjedisin dhe sa e vështirë t’a pastrosh atë.
  • Le të përfshihen të gjithë që të kuptojmë se bashkimi bën fuqinë.
  • Le ta shpërndajmë fjalën pasi kështu mund të përfshijnë shumë më tepër njerëz.
  • Të gjitha mjediset ndoten nga mbetjet që i prodhon njeriu ndaj le t’i kërkojmë falje Tokës duke e pastruar sado pak, e duke mos ndotur më!
  • Ne nuk duhet vetëm t’a mbrojmë planetin, ne duhet të përpiqemi të krijojmë një botë dhe një shoqëri nga e cila mjedisi të mos ketë nevojë të mbrohet!!!

Përfshihu, Ndihmo, Pastro, Shqipëria ka nevojë për ndihmën tënde!!!

Të premten ora 09.00, më 20 nëntor përfshihu në aksionin më të afërt të pastrimit kudo që ndodhesh!!

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment