Eco Bicycle Eco Bicycle Shop Ecovolis Lajme Lifestyle Partneret Tane PASS Pedalo Te ndryshme Ti Raporto

Ndërto “Vullnetin Politik” dhe korsitë e mbrojtura të biçikletave do të vijnë!!!

Ecovolis
Written by ecovolis

Infrastruktura, politika dhe promovimi janë përbërësit kryesorë të cilët janë të nevojshëm për të sjellë një qytet plot me biçikleta. Dhe një qytet plot me biçikleta do të sjellë rezultate më të mira shëndetësore, mjedisore, financiare dhe absolutisht rezultate më të mira sociale.

Dhe mbani mend, është një qytet plot me përdorues të dyrrotakëve ajo që ne po përpiqemi të krijojmë. Udhëtime të përditshme e të zakonshme transporti, nga pika A në B, të cilat janë distanca të shkurtra në këtë Tiranën tonë e cila me biçikletë mund të jetë më tepër se e aksesueshme në të gjitha pikat e saj.

 

Është e argumentuar se advokimi i çiklizmit është fusha aktuale në të cilën ndodhemi. Më shumë vëmendje dhe energji i është kushtuar ndërtimit të infrastrukturës së nevojshme. Dhe ndërtimi i korsive të  biçikletave për çiklistët mbetet shumë i nevojshme. Ndërkohë, aspektet promovuese, të nevojshme për të ndikuar te njerëzit të cilët nuk pedalojnë  janë anashkaluar në masë të madhe. Por, të ndërtosh infrastrukturën e duhur kërkon një rishpërndarje të hapësirës dhe një sërë politika alternative të transportit. Dhe kjo do të ndodhë vetëm mbi një “vullnet politik” tepër të fortë.

Ky përbërës kyç mungon për momentin. Pra, çfarë është “vullneti politik”? Si do t’a ndërtojmë atë? Si do ta dimë nëse e kemi apo jo?

Është koha për të zgjeruar këndvështrimin tonë. Duke e kthyer vëmendjen në ndërtimin e “Vullnetit Politik”, ne mund të shohim se do të ketë më pak rezistenca për ndërtimin e korsive të biçikletave apo implementimin e politikave të transportit që janë miqësore me biçikletën.

Duket se shumica e përpjekjeve për të krijuar “Vullnetin Politik” janë të fokusuara në përpjekjen për të ndikuar drejtpërdrejt në atë “pikën amorfe” të quajtur “Autoriteti i Transportit Lokal”. Çdo punë e nevojshme fondacioni është lënë pas dore. Këtu është skenari. Një çiklist pëson dëmtime të vogla apo fatale si rezultat i një përplasje me një automjet. Zemërimi moral fillon të ndizet nga një grup i çiklistëve, duke u kërkuar autoriteteve përgjegjëse që të bëjnë rrugë të sigurta për çiklistët. “Ky është një mandat për ndryshim”, kërkojnë ata. Por nuk flasin në emër të të gjithë qytetarëve, flasin në emër të çiklistëve. Është e padobishme që të supozojmë se gjithkush i kupton përfitimet e mëdha që sjell çiklizmi në një komunitet. Dhe përveç kësaj, makinat janë në ADN-në e qytetarëve. Shkallët deri më sot janë të ngjitur në favor të makinës.

 

Nuk ka asnjë mënyrë për të shkurtuar procesin e ndryshimit. Siç e dimë të gjithë, të jesh i drejtë nuk është garanci për asgjë në këtë botë!

Por edhe në qoftë se të gjithë agjentët e pushtetit në të ashtuquajturën “pika amorfe” pajtohen me ndjenjat dhe argumentet e këtyre çiklistëve, pesha shumë e thellë e trashëgimisë kulturore të botës së automjeteve, do të kishte ndikimin e vet dhe përpjekja për një ndryshim të rëndësishëm do ishte shumë afër së pamundurës. Zemërimi moral do të shtrembërohej mirë e bukur sapo të arrij në strehën e brendshme të autoritetit të transportit. Opinioni i vërtetë publik, gjërat që shihni në seksionin e komenteve të gazetës tuaj lokale, do të garantojnë thjesht një mosveprim të rëndësishm. “Vullneti politik” që është dëshpërimisht aq i nevojshëm, “ulet” me njerëzit që banojnë në qytet. Dhe për momentin, shumica e këtyre njerëzve presin që të ngasin makinën ashtu siç kanë bërë gjithmonë.

Pra nga ku duhet të fillojmë e deri ku?

 

 

  1. Duhet ta bëjmë çiklizmin të duket normal. Dhe bëjeni të jetuarin në një qytet, që kujdeset për njerëzit që qëndrojnë përpara makinave thjesht dhe vetëm diçka të zakonshme dhe normale. Kjo është gjithë paketa që ka nevojë të promovohet. Këto janë detyra për ekspertët në fushën e marketingut, e jo për çiklistët të apasionuar.
  2. Duhet të angazhohemi në nivel komuniteti dhe të fillojmë të rindajmë debatin. Biçikletat janë vetëm një nga përbërësit kryesorë në një komunitet të gjallë e të qëndrueshëm. Ndryshimi do të vijë si rezultat i mbështetjes bazë. Politikanët janë qenie me emocione. Edhe ata kanë qënë fëmijë dikur.

 

Rritja e ‘Vullnetit Politik’ në kuadër të komunitetit është pak a shumë si të krijosh një kulturë të sjelljes së shëndetshme në një klasë me nxënës. Ajo kërkon zbatimin e një sërë strategjive komplimentuese. Lidhet e gjitha me përcaktimin dhe shitjen e meritave të sjelljes së dëshiruar. Identifikimin e atyre që tashmë janë duke e modeluar sjelljen e dëshiruar. Pa harruar festimin dhe shpërblimin e sjelljes. Ofrimi i inkurajimit dhe shpërblimit për ata që janë të gatshëm të miratojnë sjelljen e dëshiruar. Vendosjen dhe zbatimin e pasojave për ata që nuk e ndjekin sjelljen e dëshiruar.

E në këtë kuadër duhet t’a nxisim “Vullnetin Politik”, jo vetëm të krijojë infrastrukturën e duhur për çiklistët por edhe të bëjë thirrje për përdorim të biçikletës.

Ndryshimi po vjen, pasi ne nuk do të ndalemi, por si mund ta shpejtojmë atë? Do të ishte turp nëse do të na duhej të mbështetemi në ndryshimin që vjen në një formë dhe moment të papritur e cila kushedi sesa kohë do të dojë. Ndaj  shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave dhe nxitja e komunitetit nga ana e politikës për përdorimin e biçikletave në Tiranë sjellin veçse rezultate pozitive !!!

Ndaj  le të ndërtojmë “Vullnetin Politik” dhe korsitë e mbrojtura të biçikletave bashkë me përdoruesit e saj do të vijnë!!!

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment