Ngjarjet kryesore Projekti Rinor Qytetar Ti Raporto

RINIMI I SHKRETETIRES LURJANE

Ecovolis
Written by ecovolis

RINIMI I SHKRETETIRES LURJANE
Nuk mund të hesht. Nuk mund të frenoj emocionet. Pompeu nuk shpërtheu vullkanzjarr në kreshtat e Nezhdës së Lurës. Ato ashtu të murrme e thepa thepa kanë mbijetuar në mijëvjeçarët. Ndërsa shpatet, luginat, kurrizet e stërgjatura dhe shtatë sytë e kaltër si margaritar, kanë shkëlqyer në mes gjelbërimit pishnajash e ahesh. Arkitektura releive ndryshëm, ngjyrë tërheqëse me të gjelbërten e errët me rrënjë në atë tokë gurishtore është mbajtur gjallë e ka fabrikuar gjethe e drurë përkrah gjerdanëve të shekujve. Muzika e pyllit në katëzimet e shekujve është ndigjue duke të mahnitur. Popullata e kafshëve e shpendëve, gjallëri ka sjell e bukuri emocionuese ka përcjell. Por…

Kur iu shikoi juve të rinj e juve o njerëz të mirë në këto peisazhe të zymta. Më dhimbseni. Sepse iu revolton e iu zemron mjedisi rrënqethës. Me trupat e shtrira përdhe të zituara nga gjuhët e flakëve. Në mes trungjeve të shumtë të torturuar, të zvenitur, të tharë. Të pa jetë. Të vdekur e të pa varrosur. Bëj pyetjen: Ku shkoi pjesa e trupit tuaj dru pylli shekullor? Shumica e dimë. Atë e grabitën. Ato, huliganët me kallashnikov. Ato të pashpirtët. Grabitësit e pasurisë së gjelbërt. Ato e dogjën për të fshehur krimin. Ato e shitën trupin tim, për tu pasuruar sikur thonë mbetjet e tyre. E mua më vegjetojnë dhjetra pyetje. Po ku isha unë? Ku ishte pylltari me veshje e shpirt të gjelbërt? Ku ishe ti lurjan bashkëatdhetar e mëmëdhetar i tyre? Ku ishe ti kryeministër? Po ti mor persident, ku i kishe sytë, po trutë a i kishe? Si nuk i ndaluat. Si nuk i shpëtuat. Si nuk u zgjoi ulurima e motosharrave, zhurmat therëse të skodave të…. Por mjerisht, fatkeqësisht, marrëzisht e për të vënë kujen. Shteti ishte kthyer në kufom. Ai ishte shëndrruar në çerdhe banditësh e kriminelësh. Ato që përbënin atë, veç grindeshin, shaheshin, bërtisnin. Kush të grabis, vjedh masakroi natyrën. Ato prodhuan kriminelë, gangsterë, maskarenj, mjerim, varfërim të popullit, zhuritje të natyrës.

lura ened

Tek iu shoh me pisha në duar. Shohë rreze drite. Ndjej vëgime shprese. Ergysi femija lurjan tek venë fidanin e pishës, mendon të rritet bashkë me atë. Fidanat dhe ai në mes gurëve, barit, të ftohtit, borës, vapës përveluese kërkojnë të mbijetojn. Ai është i pafajshëm. Ai nuk e ka parë lurën nuse. Ai nuk ka dëgjuar për gjelin e egër, as për ariun. Ai nuk e din se kush ishte doktori i pyllit. Por ai bashkë me këto të rinj shikon të ardhmen me pisha, arnena rrobulla dhe ahe kurorë gjelbërt. Tek natyra këto gjejnë shërim mirëqenie, kulturë. Ai deshiron e dha shembullin për një lurë që mund e duhet lulëzuar. Por kështu e duan, deshirojn, kontribuojn, rinia kryqytetas, lurjanët, dibranët. Kështu deshiron me gjithë zemër çifti i gazetarëve Karoshi, gazetari emigrant Milloshi dhe lurjani Kerkurti që edhe pse shikon grataçelat e njujorkut, tiktaket e zemrës e mëndja i fluturoin në peisazhet e rrënuara të zymtuara të Kurorës së Lurës.

Të qeshur. Me fidana nëpër duar. Kështu sëbashku iu ngjitën monopateve të xhveshura. U djersitën. U lodhën. Por këto treqind pjesmarrës ishin si treqind nuset e lurës. Me ndyshim jo me luftue me armë kundër turqëve, por me mbjell jetë. Me projektue të ardhmen. Fidanat janë të vegjël. Me pak bukë dheu. Me gropa të hapur nga këto të rinj. Ato do të rriten. Ato do të zbukurojn natyrën. Brezat do ti bekoin. E këto të rinj me prush energjish në gji krenohen. Se do të zhdukin këto pamje rrënqethëse shkaktuar nga hitlerianët e natyrës. Ato pisha të vogla, shpresë dhuruese, shumica kanë emra si të vogëlushëve Ajles, Deas, Klovisit, Kristit, lurjanit Gazmend Krekurti, të Sami Milloshit etj. Kur të rriten emërin do ta kenë të pagëzuar që padyshim do të përcillet brez pas brezi.

Peisazhi pranë liqenit të Madh u rinua. Shpatet për rreth ndjen trokllimat e kazmave. Zërat e të rinjëve. Këngët e vogëlushëve. Urimet e lurianeve. Përgezimet e shqiptarëve. Fidanat e pishave të vockla gjetën dheun e tyre. Gjetën vendrritjen e vendjetesën këtu buzë liqenit ujë kaltër. Ndërsa ky gjest homerik i kohëve moderne

do t’iu jap shumë brezave të sotëm e të nesërm. Gazetar të televizioneve, bashkohuni me ato. Me gjuhën tuaj, me filmimet tuaja ndihmoni dhe inkurajoni rininë të ripërtrijë natyrën. Të dashuroi atdheun, vetëveten e të rrespektoi njedisin rrethues. Juve gazetar e kryeradaktor gazetash, iu lini disa kollona këtyre veprimeve, inisiativave të guximshme. Shprehuni juve me fjalë, fjali për ti shërbyre rimëkëmbjes së këtijë populli, të gjelbërimit të natyrës. Ka nevoje rinia që të shohë ish pyjet madhështore të Bizës, Stravajt, Munellës, Shelegurit, Nika Mërturit, Rajcës etj të ripërtritura, të rifitojnë funksionet bioekologjike e peisazhistike. Ndërsa ju inxhinier e teknik pyjesh shkundni stepjen, përzijeni frikën, ndihmoni rininë. Punoni e bashkëpunoni me ato. Ato janë në gjendje të bëjnë çudira. Të mbrojnë nga shkatërrimi bukuritë e Vjosës e Valbonës, të Drinit e Shkumbinit, që politikanët e sotëm kanë pregatitur varrosjen e tyre.

lura2

 

Rinia kryeqytetase po kalojne muajn në greve për mbrojtjen e bunkerizimit të parkut të Tiranës. Disa heshtin. Disa spekullojn. Politikanët e deputetët shahen e zihen me grushta në parlament. Ndërsa parku i Lurës, i Valbonës, parkui gjelbërt i Tiranës, natyra shqiptare ende është nën oreksin e politkanëve me shpirt kulture, edukate betonizimesh, hekurizimesh e dhunimesh të bukurive natyrore. Prandaj të shtojm rradhët e ushtrisë të të gjelbërtëve.

Nga lartësitë e Kunorës së lurës vjen ushtima kushtruese e rinisë shqiptare: Të mbjellim fidana pyjore, drure frutor, lule shumë ngjyrshe ne Topojansit, Borovasit, Shllakasit, Ostrenasit, Rajcasit, përmetar, zagorit, voskopojan, vlonjat, sarandiot, kuksian , pukjan, shkodran. Kështu zbukurojm vendin. Shpëtojm nga sëmundjet dhe helmimet. Gjithashtu shembulli i këtyre të rinjëve iu errësojne sytë, iu ngrenë nervat, i egërsojn politkanët e këtijë vendi. Sepse e gjelbërta, atyre iu verbon sytë e iu ndal fitimet e pallogaritshme. Pikërisht të gjithë duhet të bashkohemi për të ruajtur natyrën, për të zbukuruar natyrën duke mbjelle pisha, duglazin , radiatën, akacjen, ekualptet plepat pse jo te ndjekim ecurinë e paulonias.

Rinia që mbolli fidana pishash në shkretëtirën artificiale më të renë ne botë në Parkun Kombëtar të Lurës e dha shembullin, e tregoi forcën e saj, i shprehu energjitë mendore e fizike, si dhe i hapi dyert një shkolle të re, ku të gjithë ne shqiptarët duhet të mësojm e tu shembëllejm.

04. 2016 Dr. Selman Meziu

About the author

Ecovolis

ecovolis

Leave a Comment