Projekti Rinor Qytetar

Sa duhet të paguajmë të na e lini parkun?

Ened Mato
Written by Ened Mato

zona poshte diges

E hengret, u pasuruat dhe e kafshuat deri ne kafshate te fundit kete qytet. Ajo qe kerkoni te hani tani eshte zemra dhe mushkeria e qytetit. Eshte turpi me buke qe duhet te hame te gjithe neser para brezave qe do vijne, para femijeve tane, si hajdute te se ardhmes, hajdute te hapesirave dhe vrases te parkut. Dhe per kete do mbahemi mend gjate. Do mbahemi mend me shume se nje hajdut parash, nje hajdut profesionist a kriminel. Ne do jemi ata qe shkulen pemet dhe mbollen betonin, zhduken hapesirat dhe i bene letra ne banke.

Eshte turpi i te perballurit neser me brezat si barbare te gjelberimit, mjedisit dhe hapesires, 3 gjera qe s’i mbulon dot me nje shkelje syri, as me nje psheretime, eh mor bir….. Ne po ju heqim atyre te drejten neser te zgjerojne parkun me nje ambient sportiv, me nje park tjeter te kuruar, me nje kend lojerash per femijet. Do mbahemi mend per ata qe s’diten te respektojne veten dhe jo me te ardhmen, per faktin se jemi hajdute parqesh dhe veprojme si te ketille. Po vjedhim gjene me te shtrenjte qe do i duhet ketij qyteti, pasi pushteti te dali nga verberia, hapesiren prane nje parku dhe me pas parkun.

Dihet sa para fitoni nga ndertimet poshte diges, dihet si do ndahen, dihet ku do shkojne, per te ndertuar e vene prape para. Po as 10 vete nuk beheni, sa lek do ju duhen? ku do i coni? Na thoni ne qytetareve qe parkun kemi te vetmen pasuri qe mund ti leme femijeve sa lek ju detyrohemi te na e lini parkun??? Ta paguajmene qe e duam parkun park.

Ju lutemi si qytetari qytetarit, mos e coni deri ne fund barbarine e hapesirave ne park! Sot jeni te pangopur, neser do jeni te mbingopur e do villni vet mbi ato pallate.

Pse mos e blej qeveria ate hapesire te gjithen dhe ta beje pjese te parkut? Kemi paguar 7 mije lek te reja per nje rruge qe u vodh disa here, ndoshta do paguanim me lehte nje takse per zgjerimin e parkut, per nje kend me te madh sportiv a nje kend lojerash per femijet!

Zoti Kryeminister, mbas disa vitesh do vini dhe te Tirana e Re me cizme veshur, ndihma ngarkuar, ndoshta pa bageti dhe refrenin e zakonshem ne raste permbytjesh, ….eh po vuajme ate qe i kemi bere mjedisit keto 20 vite…!!!

Qarte ju i keni borxhe ndërtuesve, por jo ne! Eshte me mire ti shlyeni borxhet atyre dhe te ruajme parkun sesa ta paguajme me te ardhmen e brezave qe do te vijne!

Nga Ened Mato

About the author

Ened Mato

Ened Mato

Leave a Comment