Te ndryshme

Duhen disa ha sipërfaqe të gjelbra për tymrat e makinave!

Ened Mato
Written by Ened Mato

liqeni-artificial_1

Po në lidhje me hidrocentralet, që janë ngritur në zona që më parë kanë qenë të pyllëzuara, flet edhe ambientalisti, Xhemal Mato, i cili thotë se edhe nëse e gjithë hapësira e mbetur nga betonizimi pyllëzohet është e vështirë që të përmirësohet gjendja në kryeqytet. Por, sipas tij, prioritet në platformat elektorale të kandidatëve për kryetar bashkie në Tiranë duhet të jetë lumi i Lanës, pasi ndotja e tij është shumë e lartë dhe rreziqet për jetën e njerëzve dhe mjedisin janë të mëdha. “Përllogaritjet tregojnë se do të duheshin disa hektarë sipërfaqe të gjelbëruara brenda qytetit që të përballonin tymrat dhe pluhurat e 200 mijë makinave dhe aktiviteteve të tjera që vijnë duke u shtuar. Asnjë bashki nuk mund të arrijë tashmë të hapë mes ndërtesave prej betoni një sipërfaqe të tillë të gjelbër. Prandaj kërkohen ndryshime të përbashkëta dhe të shumta, kërkon një mënyrë zhvillimi ndryshe që në menaxhimin e territorit”, shprehet Mato. Ambientalisti thotë se zhvillimi i gjelbër kërkon të trajtohen ujërat e zeza të qytetit dhe jo të derdhen në lumin pranë qytetit në Lanë siç derdhen ato të Tiranës. Dhe kjo s’duhet menduar se bëhet thjesht për të përmirësuar transparencën e ujit të Lanës apo të eliminimit të aromës së ujërave të zeza në mes të qytetit, por së pari, sepse ky zhvillim është më ekonomik po të llogariten kostot që sjell ndotja në shëndet, në cilësinë e jetës dhe në të ardhurat e turizmit”, shpjegon Mato.

About the author

Ened Mato

Ened Mato

Leave a Comment