Lajme

Biçikleta me panele diellore në rrotë.

Ened Mato
Written by Ened Mato

Një kompani holandeze dhe një grup studentësh kanë zhvilluar projektin e një biçiklete me panele diellore në rrotën e pare te saj.

solar-bike

Qëndrueshmëri (Sustainability) në katror: Kompania holandeze Solar Application Lab ka zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me një grup studentësh, një prototip të habitshëm biçiklete elektrike që mbështetet tek panelet diellore në rrotën e parë.Një ide shumë e zgjuar, për të cilën projektuesit ndihen shumë krenarë.

“Kemi ndërtuar biçikletën e parë me panele diellore të vendosura në rrotë. Kjo biçikletë është e aftë të karikohet gjatë ditës, ndërkohë që përdoret”, siguron Marc Peters, I Solar Aplications Lab, në disa deklarata që ka lëshuar për portalin Euronews.

Prototipi është menduar, për më tepër, për të kompensuar mungesën e dritës në ditët me shi, diçka shumë e zakontë ne Vendet e Ulëta. “Risia më e madhe që ky model paraqet është mundësia për tu karikuar dhe qarkulluar në të njëjtën kohë edhe në ditët që nuk ka shumë dritë”, shpjegon Peters.

“Me ndihmën e studentëve, kompania propozon një zgjidhje elektronike shumë interesante”. Nuk është hera e parë që inxhinierë dhe projektues nga bota hedhin në letër idenë e biçikletave që shfrytëzojnë dritën e diellit dhe energjinë e pedaleve për tu karikuar.

Ka plot shembuj të tjerë si ai i Ele, modeli i habitshëm i krijuar nga projektuesi Iranian Mojtaba Raeisi. Holanda është një nga vendet që më së shumti lobon për energji të rinovueshme. Mes ideve që janë përfolur më tepër nëpër komunitetet e çiklistëve ka spikatur Solaroad, një biçikletë që mbështetet në panele diellore dhe u inagurua në nëntor të 2014.

About the author

Ened Mato

Ened Mato

Leave a Comment