Te ndryshme

Korsitë e biçikletave në Kalgari, Kanada: Një histori suksesi brenda natës!!

Ened Mato
Written by Ened Mato

Në një treg global gjithnjë e më konkurrues, ndërtimi i sigurt, infrastruktura e ndarë për biçikletat është një nga strategjitë më të lehta, më të shpejta dhe më të lirat që përdoren nga qytetet për të tërhequr bizneset e teknologjisë së lartë, talentin dhe veprimtaritë e shitjes me pakicë në qendrat e tyre. E udhëhequr nga kryetarë vizionare, qytete të pritshme si New York, Chicago dhe Vankuver – së bashku me ato  që ishin më pak të tillë si Indianapolis, Pitsburg dhe Memphis – kanë mbledhur “rrjetet minimale” të korsive të mbrojtura të biçikletave – përgjatë 10 viteve të fundit.

9676966684_0e07dc1735_o

Këto rrjete kishin një tjetër gjë të përbashkët: i kishin përfunduar të gjitha rrugët në një kohë. Por në mëngjesin e 17 qershorit 2015, Calgary njoftoi ardhjen e saj në skenën ndërkombëtare, duke prerë shiritin në një rrjetI të tërë të pistave kushtuar biçikletave në qëndër të qytetit – i pari i këtij lloji në Amerikën e Veriut. Ndryshe nga homologët e tyre, rrjeti Calgary nuk ishte produkt i një qeverisje nga lart poshtë apo qasje nga një entitet i vetëm politik. Përkundrazi, ato ishin rezultat i një fushate, me bazë jo-partiake që kapi imagjinatën një qyteti të të tërë, dhe demonstroi kërkesën e pamohueshme për një infrastrukturë të sigurtë kushtuar çiklizmit.

 

“Calgary me të vërtetë është një ide ‘më trego qytetin” Rruga drejt qëndrës së qytetit me anë të pistës për biçikletat është suksesi i brënda një nate të personave të angazhuar vullnetarisht për t’a bërë këtë gjë një realitet. Kryetari i Calgary Kimberley Nelson vë në dukje Strategjinë e Çiklizmit për Qytetin i themeluar në mënyrë unanime nga këshilli i këtij qyteti në korrik të vitit 2011 pas 12 muaj angazhimi total i dhjetra banorëve të komunitetit. Është e rekomanduar duke marrë 50 masa të veçanta për të bërë Calgary një komunitet biçikletë-miqësore, duke përfshirë një lëvizje të vonuar nga këshilltari Carra për të shqyrtuar këtë rrjet nga veri-jug dhe lindje-perëndim të ndara për korsi biçikletash në qendër të qytetit. “Ky dokument ka rezultuar në punësimin me kohë të plotë të të gjithë personave të Koordinimit të Çiklizmit në  Departamentin e Transportit dhe po ashtu dy stafe të tjera specifike kushtuar biçikletave” kujton Nelson. Një vit më pas, rrjeti i 7 i pistës së biçikletave u zbulua: 750 metra korsi dydrejtimshe, të ndara prej pjesës tjetër të rrugës në sektorin jugperëndimore të qytetit.

 

Kjo korsi modeste dhe e shkëputur ishte vendimtare për dy arsye. Së pari, është dëshmuar se “në qoftë se e ndërton atë, ata do të vijnë”, kjo i katërfishon numrat pothuajse menjëherë, në më shumë se 1100 biçikleta që e frekuentonin këtë pistë pas hapjes së saj. Së dyti, ajo lejoi që qytetarët e Calgary të përjetojnë se sa e rehatshme dhe e lehtë është të pedalosh një biçikletë kur stresi i ndarjes së rrugës me automjetet e tjera hiqet nga ekuacioni.

6“Calgary është me të vërtetë një ‘Më trego’ qytetin”, thotë Nelson, “dhe ne kemi një histori të gjatë  kundërshtimi ndaj projekteve e më në fund pranojmë kur hasim në projektet e dorës së parë.” Kjo tregon tek Peace Bridge dhe CTrain si dy shembuj të rezistencës së investimeve në infrastrukturë që më në fund u përqafua nga Calgarianët. Dhe në katër muaj të shkurtër, Kimberley beson se korësitë e biçikletave janë tashmë një përpjekje me vlerë të shtuar në atë listë, e cila shumë shpejt i fitoi zemrat dhe mëndjet e 59% të banorëve të këtij qyteti të cilët ishin të                 interesuar e njëkohësisht të shqetësuar rreth çiklizmit në qytet.

 

“Ne nuk mund të kishim parashikuar përgjigjen”

Ishim rreth hapjes së pistës së 7 kur Agustin Louro u zhvendos në Calgary nga Vankuver, dhe ai ka përjetuar hapat e parë në korsinë e biçikletave për të gjitha moshat dhe aftësitë – i vendosur për ta bërë e biçikletë rrugën drejt shtëpisë së tij të re.  Louro kishte dëgjuar zëra se një seri korsish biçikletash të mbrojtura do të ndërtoheshin gjatë viteve të ardhshme, por kur Kryetari i Bashkisë Nenshi dhe këshilltarët e tjerë filluan të qarkullonin idenë e ndërtimit të të gjithë rrjetit në të njëjtën kohë, ai dhe të tjerët që frekuentonin biçikletat në Calgary menduan se kjo do të ishte një mundësi e mirë për të qëndruar dhe për ta lënë fatin të vendoste.

“David Low nga Rivitalizmi i Parkut në zonën e Viktorias dhe Rob Taylor nga  Komunitetet Beltline ishin kampionët e hershëm dhe të rëndësishëm të kauzës sonë, dhe kjo ishte prej mbështetjes së tyre që solli krijimin e grupit prej pesë personash nga Calgary në mbështetje të korsive të biçikletave” sqaroi Louro. Misioni i tyre ishte  i thjeshtë: të rritnin dhe mbështetjen rreth rrjetit të korsive të propozuara dhe të nxisnin votat e nevojshme që kjo të miratohej nga këshilli. “Filluam duke pyetur udhëheqësit e biznesit lokal dhe grupet e komunitetit për të shkruar letra miratimi për këtë nismë, por sapo fjala mori dhenë ne nuk mund ta kishim  parashikuar përgjigjen që morëm”.

 

6Brenda disa javësh, “Calgarianët të cilët mbështesnin korsinë e biçikletave kishin arritur në një grup deri në 30 vullnetarë që mbështesnin këtë kauzë, të ndjekur nga mbi 1500 njerëz në Facebook për vetëm 4 javë. Ishte e qartë se ata e kishin përforcuar kërkesën për çiklizëm të sigurt, duke marrë mbështetje nga më tepër se 70 biznese lokale, dhomat e tregtisë, zhvilluesit e pasurive të patundshme, kryeshefat mjekësore si për qytetet ashtu edhe krahinat, dy anëtarë të Asamblesë  Legjislative (një liberal dhe një konservatorë) , si dhe udhëheqësit nga komunitetet e mjedisit dhe të artit. Më 28 prill 2014, Këshilli i Qytetit më në fund e miratoi rrjetin e korsive i aprovuar mbi një bazë të gjykimit 18-mujorë.”Kjo nuk është diçka e vështirë për t’u kuptuar” Edhe pse projekti u miratua në pranverën e vitit 2014, pas proçeseve të angazhimit dhe të projektimit, ndërtimi aktual i rrjetit i’u dha kohe vetem per 6 muaj. Fatmirësisht, stafi i qytetit kishte frymëzim nga qytete të tjera për ta hartuar atë, duke përfshirë edhe korsitë e vet Vankuverit me biçikleta në qendër të qytetit. Por, ku përpjekjet e Vankuverit ishin më të përhershme, çelësi për zbatimin e Calgary ishte se ata ishin duke e ndërtuar mbi një bazë gjykimi.

 

“Realizimi i këtyre korsive nuk është diçka shumë e vështirë për t’u kuptuar,” thotë Thomas Thivener, Koordinatori i Çiklizmit në Qytetin e Calgary “, ne vetëm duhej të ishim të sigurt për ta mbajtur atë të lirë.” E në këtë mënyrë ata zgjodhën strukturën më efikase. Me këtë përqasje kemi punuar në favor të projektit, i cila u përfundua dy muaj më herët me një kosto pak më shumë se $ 5 milion dollarë – 2 milion dollarë më pak se në buxhetin e miratuar. Kjo jo vetëm ishte një fitore për projektin, por duhet që ky rrjet korsish të bëhej një pjesë e përhershme e sistemit të transportit në qendër të qytetit, e kjo krijon një recetë që mund të përsëritet në të gjithë qytetet.

4“Ne e pranojmë se rrjeti nuk shkon në të gjithë hapsirën e qytetit,” tha Thivener, i cili pranoi se për programin që punon me të vërtet për të gjithë Calgarianët, ajo do të duhet që përfundimisht të jetë e lidhur drejt e përmes gjithë qytetit, njësoj si rruga e mirënjohur e lumit që kalon në qytet. Fatmirësisht, edhe pse ende shumë herët në projekt, prova e suksesit të saj është shumë e dukshme, si në të dhëna ashtu edhe në realitet. Në “5th Street”, kur më parë ishte një nga rrugët më të vështira për t’u përshkuar me biçikletë, tani është një nga rrugët më të ngarkuara, duke parë më tepër se 1,450 pedalues për ditë jave, gati tre herë më shumë para instalimit të korsisë me dy drejtime.

Në fakt, të gjitha korsitë, duke përfshirë atë ekzistuesen në “7th Street”, kanë parë rritje  të rëndësishme në përdoruesit e biçikletës, të cilën qyteti për fat të mirë e ndan në Hartën e tyre Online të Biçikletave. Këto të dhëna janë mbledhur për çdo muaj dhe do të dërgohet në këshillin, i cili do të bëjë rishikimin e parë të projektit në dhjetor.

Ky sukses dhe pranimi publik nuk mund të ndodhte nëse nuk do të ishte e pranishme puna e palodhur nga Ambasadori i Programit të Biçikletave. “Kishte padyshim një konfuzitet fillestar të nxituar, por njerëzit janë duke u mësuar me të. Nëpërmjet angazhimit të gjerë, ne po shohim se konfuzioni po mbaron dhe njerëzit ecin, pedalojnë, apo i japin makinës shumë mirë nëpër rrugët e ndara në korridore, pavarësisht ndryshimeve të shumta në sinjale, shirita dhe shënja “, njoftoi për fat të mirë Thivener. Fushata e suksesshme përfshirë shënjat, videot online dhe mbi 20.000 ndërveprime personale me çiklistët, këmbësorët dhe shoferët për t’i ndihmuar ata të mësohen me kushtet e reja ka dhënë frytet e veta. Kjo punë e vështirë është shpërblyer dhe në javët e fundit, thirrjet e shqetësimit të qytetit ranë. “Duket që ne i kemi hapur tapën diçkaje në këtë pikë… Në  “Tregomë qytetin”, dëshmia më e mirë e suksesit për këto korsi është në diversitetin e njerëzve që i përdorin ato.

5Para zbatimit, pjesa e femrave që pedalonin ishte një në pesë çiklistë – një numër që është rritur me 50% gjatë katër muajve që prej momentit që korsitë u hapën. Numrat e çiklizmit në trotuar janë zhdukur të gjithë, por, dhe përplasjet kanë rënë, për të mos përmendur një rritje të familjeve me fëmijë të vegjël që përdorin korsitë në fundjavë. Druh Farrell, këshilltar i Calgary-së Ward 7, pyesnin: “Me implementimin e tyre, duket që i bemi hapër tapën kësaj gjëje dhe njerëzit janë duke pranuar atë.”

Pa dyshim, do të ketë ende beteja që do të vijnë për të siguruar vazhdimësinë e rrjetit të korsive, por duket se Calgary është në rrugën e duhur. Duke qënë se kostoja vazhdon të rritet, këshilltarët që fillimisht nuk ishin në favor të idesë së korsive do ta gjejnë të vështirë për të vënë në dyshim vlefshmërinë e tyre, sidomos pasi të ndryshojë demografia e qytetit. Nuk janë vetëm brezat e rinj të zgjedhur për të përdorur opsionet alternative ndaj automobilave privat, por edhe popullisia e vjetër i përdorë duke qëndruar në lëvizje dhe aktive – një mënyrë jetese e cila bëhet e mundur vetëm kur jepet siguria dhe objektivat e arritshëm.

Ndërsa Calgary nuk do që të ketë një etiketë të saj si një “qytet i naftës” në një kohë të afërt, duket se pavarësisht nomenklaturës, ata janë të gatshëm për të hyrë në një kapitull të ri në historinë e tyre të transportit. Implementimi i një rrjeti të plotë jep dëshmi në qytete të tjera të cilat me pak zgjuarsi dhe thjeshtësi, suksesi mund ta bëjnë në një periudhë kohore më të shkurtër. Ndërsa qytetet e tjerë janë duke marrë kohën e tyre, Calgary mundet vetëm të eci përpara dhe të bëhet një nga qytetet më të mëdha të çiklizmit në Amerikën e Veriut, dhe ne jemi të ngazëllyer për të parë se ku do të shkojnë ata që prej këtij momenti.

About the author

Ened Mato

Ened Mato

Leave a Comment