Eco Bicycle

Akademia e Dyrrotakut në 2 vite 600 çiklistë ;)

Written by albiona mucoimaj

11130371_965308543493817_6280664731994373309_oËshtë viti i dytë ku çdo fillim pranvere aktivistë të Ecovolis dalin në bulevard përpara Pallatit të Kongreseve për t’iu mësuar dashamirsëve të dyrrotakut sesi ta pedalojnë atë. Është bërë traditë tashmë që çdo e premte mbasdite të na gjej në shesh për t’i dhënë forcë dhe besim që të ecin nëpër rrugët e qytetit me biçikletë atyre që e duan biçikletën por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta bëjnë këtë gjë.

Është ndjesia më e bukur kur sheh se bashkë pedalues me ty pas disa kohësh janë personat që ishin aty te akademia e dyrrotakut duke u munduar të qëndronin drejt mbi biçikletë pa e shtrënguar timonin edhe pa i ngritur këmbët nga pedalet sa herë që humbnin kontrrollin e biçikletës.

Kjo është e bukura kur sheh ndryshimin sesi në fillim të gjithë kishin frikë të qëndronin mbi pedale dhe pastaj sheh sesi papritur biçikleta bëhet pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre.

Kjo është Akademia e dyrrotakut një histori dashuri e cila në dy vite i ka dhënë një pasuri të paçmueshme Tiranës çiklistët, të cilët në 2 vite janë jo më pak se 600 adhurues të dyrrotakut!