Eco Bicycle

Nga ditari i një jo- aktivisteje…

Written by albiona mucoimaj

 13217582_1214414465245114_5871365845345788799_oLe ta themi keshtu “asull asull” sic thoshte gjyshja ime: romet ne Shqiperi nuk kane asnje lidhje me Johnny Depp me kitaren ne krah tek Chocolat e akoma me pak ritet e tyre kane lidhje me jehonen e Ederlezit te Bregovicit e Kusturices. Ne te kundert une do enderroja gjithe jeten te isha nje pasticiere si Juliette Binoche e te gjeja nje rom ne pragun tim, i gatshem per te me rregulluar porten e embeltores qe leviz duke u perqare.

“Jevgjit” tane jane te zinj, te papaster, e keshtu enden ne bulevard duke m’u lutur te pastrojne xhamin e makines sime, i cili ne shumicen e rasteve, eshte po aq i papaster sa ta. Dhe Ederlezi i tyre zhvillohet ne ujet e turbullt te Lanes, shume larg perendimit te Emirit. Dava’ jevgjish me pak fjale. Kete mendova, kur me kapi veshi projektin e Enedit per nje “Park Endrrash” themelet e te cilit do ngriheshin mbi dashurine. Me lot qesha. Dashuri per ke?!

Dhe tmerri me pushtoi kur cova nder mend se si do t’i katandisnin ata karavanet e tyre. Nuk mund ta mohoj qe ideja m’u duk e shkelqyer : karavanet ecin ne perpjestim te drejte me idene e jevgjve per jeten, mjaft te mendosh per rroten qe gjendet ne qender te flamurit te tyre, deshmi e qarte e nje perpetuum mobile, kuptimin e se ciles, dyshoj qe ata ta perceptojne mire. Ata nuk enden prej nje rrote simbolike: ata enden sepse instiktivisht ndryshe nuk mund te bejne. Ne Shqiperi enden se nuk kane ku te shkojne. Ashtu sikurse shume nga ne, dalin nga vetja kur per te qene politikisht korrekte, u thone “rom”. E verteta eshte qe ne, ne me te miren e rasteve, i emertojme thjesht jevgj.

E Enedi, me qetesine qe e karakterizon, vjen e te thote qe do ndertoje nje park karavanesh per ta, ne Tufine, stacioni i radhes, me streha, karrige e tavolina, kend lojrash per femijet, parcela me domate e qepe, kende me pula e gjela, me nje fabrike me makina qepese, e nje mense te perbashket. “Duhen makinat qepese” -me tha – “sepse ata duhet ne radhe te pare te kultivojne kultin e punes” Nuk gabonte ne fakt. Jevgjit duan vec te kendojne, te pine, e ne fund te lypin. Nuk kane kurre ndroje per ta bere kete. Keshtu jane mesuar. Keshtu i kemi mesuar ne, ne fakt. Monedhe pas monedhe, dhuruar pa arsye, duarve qe na varen para syve.

13220643_1214414081911819_5170042067059392724_oPer shkak te ketij ditari pak atipik, ne te cilin une duhet te jem e vrazhde ne rrefim, nuk mund ta mohoj qe ideja m’u duk gjeniale, por vazhdimesia e saj tejet e trishte. Ne mendjen time ravijezoheshin turma me jevgj qe shisnin karavanet, per hekur, qe thernin pulat e i hanin te gjalla e makabritete te ketij lloji. Nje thriller fantastiko- jevgo- shkencoro- social kish nisur ne trurin tim prej lekure- bardhe.

Ej une nuk jam raciste. Une e adhuroj te qenit ndryshe. As kjo nuk eshte e sakte. Ndryshe nga kush?! Edhe une jam ndryshe nga ata. Keshtu qe le ta permbledhim duke thene qe larmia, me duket nje nga tiparet me te bukura te ketij planeti. Thjesht mendoja se kataklizmoja do ta kish zanafillen, tek margjinalizimi i perjetshem qe ka pesuar kjo minorance, tek varferia e skajshme, si dhe tek pangopja e tyre e hershme.

Pashe cdo dite Enedin, Jetmiren, Albionen, Vitmarin, Vinin e Valjonin duke ngritur ate qe per mua me shume se nje park endrrash, mund te ishte fare mire nje park makthesh. Pastaj erdhi Mary Mc Bride dhe dashuria ime per country-n qe nga koha e Lyle Lowett, gjeti shtegun, per t’ju afruar Tufines, dhe nje turme njerezish, te veshur plot ngjyra qe tundeshin e shkundeshin nen shi, me sfond zerin e mrekullueshem te kengetares. Bashke me ta zv. Ambasadori amerikan. Dikush ndiqte koncertin nga dritarja e shtepizes- karavan, nje tjeter kish gjetur nje cast te lire per te rregulluar parcelen ndersa nje vajze me fund blu po me udhezonte te tundesha si nje jevge e vertete, teksa nje tufe femijesh pedalonin me dyrrotaket e Ecovolis Junior. 

Rrugetimi eshte me i bukur se mberritja, e gjithmone e kam cmuar kete ne filozofine e jevgjve. Por shpesh kushdo nga ne, ka nevoje per nje stacion. Per nje ndalese. E mbi te gjitha per dinjitetin qe te ofron ajo qe quhet “strehe”. Shume eshte thene, shume “eshte bere sikur eshte bere”, dhjetra kane qene broshurat e shkruara qe i jane ofruar ketyre njerezve te cilet pak ose aspak dine te lexojne, e jam e bindur qe nga ky analfabetizem, te shumte kane qene milionat qe jane zhdukur.

E pastaj ndodh qe nje skuader njerezish, arrin te binde qytetaret e kryeqytetit tone te cuditshem qe buke te perditshme kane indiferencen, te japin nje dore per nje kauze aq te brishte si ajo e “dava’ jevgjve”. Eshte e vertete qe nje park nuk mund te arrije dot te zgjidhe margjinalizimin qe i behet me dashje e me ligesi te vertete, atyre qe ne (e kush dreqin jemi ne?!) kemi zgjedhur t’i quajme “ndryshe”. Por po! Nje park mund te zgjoje ndergjegjen qytetare e te rrefeje mbi ndjeshmerine, qe aq fort e kemi varrosur sa edhe po te duam nuk e nxjerrim dot me.

E keshtu teksa tundesha e shkundesha me ta, nen ritmet e nje te ftuari special si Xhevo, i cili kendonte specifikisht, motive rome, shihja syte e pafajshem te disa vajzave te vogla qe ju betohem dridheshin shume me bukur se une, si te pushtuara nga nje ritem krejt vetjak, te cilat te lumtura me thane” Na fal, mesuese, por ne po kthehemi ne Shtepi”.

Nga: Ina Gjonci