Për vitin 2016, vendi ynë renditet ne vendin e 61-të në botë, për sa i përket perfomarcës në çështjet mjedisore. Kjo renditje është përcaktuar në bazë të një studimi të kryer nga Universiteti i Yale-it, ku janë analizuar 180 vende të ndryshme. Ky studim ka rezultuar në Treguesin e Performancës Mjedisore (Environmental Performance Index ose EPI).
Çfarë është EPI
Treguesi i Performacës Mjedisore (EPI) është një tregues i cili jep një renditje të vendeve të ndryshme duke u bazuar në performacën e çështjeve mjedisore me përparësi në dy fusha. E para është mbrojtja e shëndetit të njeriut nga dëmet mjedisore, ndërsa e dyta është mbrotja e ekosistemeve. Duke u bazuar në këto objektiva, EPI vlerëson performancën e një vendi nga 9 çështje mjedisore të përbëra gjithsej nga 20 tregues. Këta tregues masin se si një vend është duke përmbushur objektivat ndërkombëtare të lidhura me mjedisin, si edhe ato objektiva, të cilat janë vënë në pah nga vëzhgimi i një grupi vendesh të ndryshme. Të 9 çështjet mjedisore janë: shëndeti, cilësia e ajërit, uji dhe higjiena, burimet hidrike, bujqësia, pyjet, peshkimi, biodiversiteti si dhe kilma me energjinë.