Lajme Lifestyle Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Defekt në ujësjellës, Durrësi mbetet pa ujë të pijshëm

Written by Ecovolis Editor

I gjithë qyteti i Durrësit ka mbetur pa ujë të pijshëm dhe shkak për këtë është bërë një defekt i shkaktuar në ujësjellësin e Fushë-Kuqes, në të cilin ëhstë ndërprerë energjia në mënyrë të papritur dhe palajmëruar nga OSHEE.

Ekspertët thonë se, si pasojë e mungesës së energjisë, është shkaktuar një difekt i rëndë ku një kundravalvul është dëmtuar dhe momentalisht nuk po furnizohet asnjë zonë e Durrësit me ujë.

Drejt Fushë Kuqes është nisur një grup pune nga ujësjellësi për riparimin e defektit, por deri tani nuk dihet se kur situata do të normalizohet.
shqiptarja.com

uj