Lajme

Gramsh,nddërtimi i HEC-it të Banjës izolohen nga uji 400 familje të zonës

Written by albiona mucoimaj

http://https://www.youtube.com/watch?v=JHWYWKJyamw

Këto janë pamjet që vijnë nga fshati Drizë në Gramsh ku afro 400 familje janë izoluar prej disa muajsh. ata janë të detyruar që kontaktet me fshatrat e tjerë ti mbajnë vetëm nëpërmjet këtij trapi që e shikoni në pamje….
228211
Rruga që lidhte këtë fshat tashmë është e përmbytur për shkak të nisjes së punës port mbushjen e liqenit për HEC-in e Banjës.
Por jo vetëm kaq, një pjesë e shtëpive të këtij fshati rrezikon të përpiqen nga uji nga momenti në moment, e së bashku me shtëpitë edhe banorët që nuk pranojnë të braktisin shtëpitë e tyre, të cilat i kanë ndërtuar dekada më parë.

Situata precipitojë në këtë gjendje për shkak të vlerësimit të ulët që iu bë këtyre banesave për dëmshpërblim.
Me nisjen e punës për HEC-in e Banjës, këtyre banorëve iu ofrua kompensimi për shtëpitë, por vlera për to ishte vetëm 1800 lekë dhe në total dëmshpërblimi për një shtëpi nuk shkonte as në 200 mijë lekë, shifër kjo e pamundur që banorët të ndërtonin një shtëpi të re apo minimalisht të shpërngulen nga këto prona të trashëguara e ku kanë
investuar prej vitesh.
228212_2
Që prej nisjes së mbushjes së këtij liqeni, e gjithë zona ka mbetur edhe pa ujë të pijshëm. Burimi që ata shfrytëzonin për ujin e pijshëm, në të cilin kishin investuar vetë për ndërtimin e një rrjeti furnizimi me ujë është dëmtuar dhe ndotur, duke bërë që këto familje prej muajsh të mos kenë ujë të pijshëm.

Punimet për ndërtimin e HEC-it të Banjës kanë nisur prej vitit 1986, por u lanë përgjysmë me rënien e sistemit komunist.

Prej asaj kohe, ky projekt mbeti i bllokuar deri pak kohë më parë kur iu dha me koncesion kompanisë norvegjeze Statkraft që do të prodhojë në kapacitet të plotë 255 GËh energji elektrike.

Rezervuari duhet të arrijë nivelin 175 m mbi nivelin e detit. Pas arritjes së këtij niveli do të vendoset në funksion HEC-i Banjë.

Shqiptarja.com