Lajme

Protestë për masakrën mjedisore

Written by Jetmira Halilaj

Me qindra vetë protestuan në Hanoi të Vietnamit kundër një firme nga Tajvani të cilën e akuzojnë si shkaktaren e ngrodhjes masive të peshqëve në brigjet qendrore të vendit.

Një pjesë e tubuesve e drejtuan gishtin nga qeveria, përgjigjia e së cilës ndaj katastrofës mjedisore ka qenë tmerrësisht e ngadaltë.

Edhe pse hetimi zyrtar nuk gjeti lidhje mes fenomenit shqetësues dhe kompleksit të firmes “Formosa Plastics”, ekziston bindja se faji rëndon pikërisht mbi kompaninë tajvaneze.

/ Top Channe