Lajme Lifestyle Ngjarjet kryesore Te ndryshme

Vetëm pemët na shpëtojnë nga dioksidi i karbonit

Written by Ecovolis Editor

Dioksidi i karbonit – në sasi të mëdha – besohet nga shkencëtarët të jetë kontribuesi kryesor i ndryshimeve klimatike. Dioksidi i karbonit është një element që ndodh natyrshëm në atmosphere, por është gjithashtu një nënprodukt i djegies së karburanteve. Ndërsa natyra jep mënyrat për të menaxhuar karbonin, ambientalistët janë të shqetësuar se mbrojtja më e mirë nga emetimi i gazeve që shkaktojnë efektin sere po shkatërrohet me shpejtësi.

David Cleaves është këshilltar për ndryshimet klimatike në Shërbimet Pyjore Amerikane.

“Në se do të të duhet të shpikësh një makinë për thithjen e karbonit, për të zbutur ndryshimet klimatike, forma më e mirë është mbjellja e një peme.”

Cleaves thotë se pemët japin të paktën një pjesë të zgjidhjes për ndryshimet klimatike.

“Së pari, pemët marrin dioksidin e karbonit nga atmosfera, e shndërrojnë atë në karbon brenda vetë pemeës dhe e mbajnë për qindra vjet. Edhe në se një pemë shndërrohet në një produkt druri, karboni mbetet aty për shumë vjet, shumë dekada, ndoshta qindra vjet e më shumë.”

20140125010614232577