Lajme Te ndryshme

Rëndësia e sigurisë së ushqimit

Written by Ecovolis Editor

Çfarë nënkuptohet me siguri të ushqimit? Siguria e ushqimit është një nga elementet më të rëndësishme të produkteve bujqësore dhe një nga kërkesat themelore të Bashkimit Evropian dhe më gjerë në vendet e zhvilluara.

Fokusimi në sigurinë e ushqimit rezultoi sidomos pas skandaleve që ndodhën në Evropë e më gjerë, siç ishte lopa e çmendur, dioksidet, etj Ndonëse nuk ka një definicion të përcaktuar për sigurinë e ushqimit, kjo nënkupton:

• Garanci që prodhimet ushqimore nuk janë të rrezikshme përshëndetin e konsumatorëve.

• Të merren masa dhe të krijohen kushte të nevojshme për të shmangur rrezikshmërinë dhe për të garantuar higjienën e prodhimeve ushqimore.
Helmimi i ushqimeve vjen kryesisht nga burime biologjike dhe kimike: mikroorganizmat patogjenë, mikro-helmet dhe kompozime të ndryshme kimike. Në përgjithësi mendohet se rreziqet më të mëdha për shëndetin e njeriut vijnë nga helmet kimike, siç janë pesticidet.

Në fakt, pjesa më e madhe e helmimeve është me origjinë biologjike, ose më saktë mikrobike. Prandaj dhe cilësia mikrobiologjike e ushqimeve është një aspekt thelbësor për vlerat e tij. Ushqimet më të prekura nga këto lloj helmesh janë drithërat, frutat dhe perimet, si dhe frutat e thata, po kështu janë dhe djathërat, sallamet, qumështi, mishi dhe vezët.

Ushqimet, si prodhimet bimore, ashtu dhe ato me origjinë shtazore, mund të jenë pre e helmimit edhe prej substancave kimike, dhe kjo vjen gjatë procesit të prodhimit apo transformimit të tyre. Në ushqimet bimore, helmimi kimik mund të vijë si rrjedhojë e përdorimit të pakontrolluar të produkteve fitosanitare (pesticideve), ndërsa tek ato me origjinë shtazore nga përdorimi i hormoneve dhe i ilaçeve. Të tjera substanca kimike janë ato që përdoren për ruajtjen, transportin dhe shitjen e ushqimeve të ndryshme.

AKU/

20130523211015750577