Lajme Lifestyle Te ndryshme

Ajri që ‘prodhojmë’ na merr jetën

Written by Ecovolis Editor

Në nivel global, në vitin 2010 u regjistruan 3 milionë e 200 mijë vdekje nga ndotja e mjedisit, krahasuar me 800 mijë në vitin 2000. Kjo shifër ka shkaktuar shok në qarqet e shkencëtarëve dhe specialistëve të shëndetit publik. Automjetet janë ndër burimet kryesore të kësaj ndotjeje. Ndotja e ajrit prej automjeteve ndahet në ndotje parësore dhe dytësore. Ndotja parësore emetohet direkt në atmosferë, ndërsa ndotja dytësore rezulton prej reaksioneve kimike midis ndotësve që gjenden në atmosferë. Ndotësit kryesorë që emetohen prej automjeteve janë këta:

Oksidet e azotit (NOx). Këta ndotës shkaktojnë irritim të mushkërive dhe dobësojnë mbrojtjen e organizmit kundër infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Oksidet e azotit (NOx) kontribuojnë në formimin e aerosoleve inorganike dhe organike dytësore me anë të kondensimit të komponentëve gjysmë-volatilë të emetimeve të motorit. Për më tepër, ato marrin pjesë në formimin e ozonit të shtresës sipërfaqësore dhe të grimcave të ngurta. Monoksidi i karbonit (CO).

Panorama/

china air pollution