Lajme Te ndryshme

Strehimi, Kina ndërton qytete të posaçme

Written by Ecovolis Editor

Kina është shteti me popullsinë më të madhe në botë, gati 1.5 miliard banorë. Rajone të tëra të mbipopulluara, qytete me dendësi të jashtëzakonshme, por ka edhe një fakt tjetër interesant. Mjaft qytete janë bosh, të pabanuara.

“Këto qytete misterioze – dhe gati krejtësisht të zbrazëta – janë pjesë e një plani kinez për të zhvendosur 250 milionë banorë që aktualisht jetojnë në zona rurale në lokacione urbane deri në vitin 2026”, shkruan “The Independent”. Ky plan i Kinës përfshin lëvizjen e miliona qytetarëve të saj nga vendet më rurale në vende më moderne dhe më të zhvilluara, të cilat përfshijnë distriktin ‘Kangbashi’ në Ordos.

Fotografi Kai Caemmerer u fascinua nga këto plane urbane, dhe në vitin 2015 udhëtoi në Kinë për të eksploruar dhe dokumentuar ato. Koleksioni i tij i quajtur “Unborn Cities” (Qytetet e palindura), përshkruan një tip komplet të ri të zhvillimit urban. “Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, ku qytetet fillojnë si zhvillime të vogla dhe rriten në përputhje me industritë lokale, këto qytete kineze ndërtohen gati krejtësisht dhe kompletohen para se aty të futen njerëzit”, tha Kai Caemmerer për “Business Insider”.

Shqiptarja.com

52295f53e8e44e1a330000e0_how-to-bring-china-s-ghost-towns-back-to-life_shanghaisoundbites_yunan 20160222222655909646