Ecovolis Lajme

Adriatiku i Pastër, shpresë për Turizmin

Written by Jetmira Halilaj

Adriatiku i paster, si pjesë e fushatës Clean Up Med që bashkon mijëra vullnetarë që flasin gjuhë të ndryshme por që veprojnë së bashku për të mbrojtur bregdetin e tyre duke hequr tonelata mbeturinash nga plazhet në prag të sezonit turistik. #VisitAlbania është e pamundur me tejndotjen e plazheve të Adriatikut dhe mbetjet plastike kudo.

Për këtë arsye, me Clean Up Med, #AdriatikuPaster duam jo vetëm të bëjmë veprim konkret duke pastruar tonelata mbetjesh, por kemi si qëllim ngritjen e vetëdijes dhe edukimin e komunitetit mbi rëndësinë e zvogëlimit të ndotjeve lëshuar në det

Bashkohu dhe ti me ne për te pastruar një nga plazhet më të ndotura të Adriatikut, Kepin e Rodonit!

Të shtunën, Ora 09:00 me bicikleta drejt aksionit!
Transporti falas Autobuz+Bicikletë
Ju sillni buzëqeshjen! 🙂

http://https://www.facebook.com/events/1591951077763275/