Eco Bicycle

Kur në kompani s’ka më vënde për të parkuar biçikletat… ;)

Written by albiona mucoimaj

Këtë muaj ka qënë dita më e rëndësishme e dhënies së modelit se njerëzit duhet të shkojnë në punë me biçikleta. Po në cilat vënde dhe në cilat kompani punësimi do të shihnim fluksin më të madh të biçikletave aq sa të mos kishte më vënde për të parkuar?

Kursimi i parave dhe përmirësimi i shëndetit janë arsye të mëdha për të pedaluar, por ndonjëherë edhe motivimi më i madh për të zgjedhur biçikletën si mjeti i duhur për të shkuar në punë. Në fund të fundit, pa shumë ceremoni, dihet që hapësira e magazinimit, dhe një kulture biçikletë-miqësore, është e lehtë për të nxjerrë justifikime për të mos ngasin. Për fat të mirë, gjithnjë e më shumë punëdhënës janë duke punuar shumë që njerëzit të zbresin nga makinat e të pedalojnëmbi dy rrota. Dhe kompanitë që kryesuan këtë 20 maj duke e  bërë më të bukur këtë ditë për  bicikletat janë:

V. Odell Brewing, Denver and Fort Collins, CO, 107 punonjës, Biznes i cili ka marr medalje të argjendë si një biznes miqësor me biçikleten (BFB)

Ka 107 Punonjës dhe në këtë 20 Maj ata organizuan një prej ditëve më të populluara me biçikleta në kompaninë e tyre.

IV . National Geographic Society, Washington, DC 1,600 punonjës, medalje të argjendtë BFB

Është dizenjuar që në vitin 2009 si një biznes miqësorë me biçikletën dhe ndërkohë në çdo ditë I sheh punonjësit e saj duke pedaluar për në punë.

III. Starbucks (Zyrat qëndrore), Seattle, WA, 3,500 punonjës, medalje të argjendtë BFB

Është një ndër kompanitë më miqësore me çiklistët duke organizuar kështu edhe një superevent në ditën botërore të  pedalimit për në punë.

Në dy vëndet e para janë dy prej kompanive me më tepër të punësuar në mesin e tyre e njëkohësisht me sistemin më të madh mbështetës për punonjësitë që pedalojnë.

II. Southcentral Foundation, Anchorage, AK, 2,000 punonjës, medalje e artë BFB

Edhe pse më një numër jo tepër të madh punonjësish ajo çka e ka bërë këtë kompani të zër vëndin e dytë mes gjithë kompanive të tjera është vetë vizioni që ata kanë pasur që në momentin që kjo kompani është ngritur. Një prej kritereve ka qënë që punonjësitëtë cilët banonin në një distancë jo shumë ta largët prej punës të përdornin dyrrotakun për të ardhur në punë. Rezultati në datë 20 Maj i manhitshëm

I. Walmart Stores, Inc. (Zyrat qëndrore), Bentonville, AR, 23,000 punonjës, medalje e artë BFB

Kjo kompani gjigande ka festuar ditën me biçkleta dhe në mos më tepër muajin me biçikleta që prej vitit 2007. Kanë më tepër se 120 stacione të dhënies së biçikletave. Guidat për punonjësit që fillojnë të përdorin biçikletën për në punë si dhe servisin e biçikletave për mirëmbajtjen e tyre. Kjo ka bërë që ata të jenë në vënd të parë si kompania me më tepër punonjës që shkojnë në punë me biçikletë. Në Bike to Work Day s’kishte më vënde të lira për të parkuar biçikletën!

Thjesht dhe pastër: model për t’u ndjekur në çdo vënd të botës!