Ecovolis Lajme

Rubin Beqo: Biçikleta nuk të lë mundësinë të gënjesh

Written by Jetmira Halilaj

Rubin Beqo (Aktivist i Artit)

Ime motër ma prezantoi para 16 vitesh. U njohëm e nuk jemi ndarë qysh atëherë. Më pëlqen shumë se është e thjeshtë, e sinqertë, nuk të lë mundësinë të gënjesh askënd kur i thua “Jam aty për 5 minuta”! U them pedaluesve të mbahen fortë se ditë më të mira po vijnë, ndërsa shoferëve të kenë kujdes kur hapin dyert!