Eco Bicycle

Endri Shabani: Biçikletën e përdor si një element përgjegjësie ndaj vetes dhe mjedisit

Written by Jetmira Halilaj
Endri Shabani (Aktivist)

Sa vite keni që përdorni biçikletën?

Që prej moshës 5 vjeçare, kur prindërit më blenë një biçikletë që përveç dy rrotave kryesore, kishte edhe dy rrota të tjera që më ndihmonin të ruaja ekuilibrin

 Cila ka qënë arsyeja që keni marrë bicikletën?

Unë kam lëvizur gjithmonë me bicikletë dhe arsyeja ka qenë e ndryshme në vite të ndryshme. Kur isha fëmijë, shërbente si lodër apo një mënyrë për të tu argëtuar duke ardhur vërdallë nëpër lagje. Kur isha gjimnazist ishte mjeti i vetëm i transportit. Në vitet e mëvonshme ka qenë një element përgjegjësie si ndaj trupit tim ashtu edhe ndaj mjedisit ku jetojmë.

Kryesisht për çfarë e përdorni?


Këto kohë e përdor si mjet transporti, për të lëvizur nëpër qytet.

Cila mund të jetë arsyeja që ju do e linit pedalimin?


Në fakt e kam lënë pedalimin nga viti i fundit i shkollës së mesme. Ka qenë një periudhe cektësie në jetën time, ku në një formë apo një tjetër lejova disa moshatarë idiote që të më kompleksonin për faktin që ende lëvizja me bicikletë, dhe për disa vite me radhë kam lëvizur me makinë apo motorr.

Në ditët me shi si veproni?


Unë kam jetuar disa kohë në Angli, ku bie shi pothuajse cdo ditë. Atje jam mësuar që të pedalosh në bicikletë nuk është ndonjë tragjedi. Mjafton të veshësh një xhup kundër shiut, apo një mushama shiu dhe është krejt në rregull. Kam përshtypjen se të mësuar me Diell, në Tiranë në e shikojmë vetën si kuba sheqeri që do shkrihemi po na zuri pak shiu

Cila është veshja qe ju perdorni mbi biçikletë?


Cdo gjë që vesh edhe kur jam në këmbë apo me ndonjë mjet tjetër transporti. Ka ndodhur shpesh që kam pedaluar edhe i veshur me kollare, apo me pelerinën e universitetit

Si do ja vije emrin bicikletes tende te preferuar?


Nuk e kam pyetur ndonjehere bicikletën për emrin

Ndiheni i paragjykuar (në lidhje me statusin)?


Pervec viteve te cektesise gjate adoleshences, jo me. Madje une do ndihesha i paragjykuar apo i kompleksuar nese dikush do me shikonte mbi ndonje benz 240 qe leshon katran, dhe jo mbi nje biciklete.

Momenti me i veshtire ne biciklete?


Sigurisht kam patur edhe aksidente me biciklete, por momenti me i veshtire ka qene nje moment gjysem komik, ku teksa nxitoja per ne darken e kolegjit, korsia e bicikletave kishte nje gunge dhe nga nxitimi me levizi timoni dhe u rrezova. Nuk u vrava, por teksa po pastroja kostumin dy djem mu afruan dhe me pyeten te shqetesuar “A u vrave?” dhe pastaj shtuan ” eshte kjo hera e pare qe po i jep bicikletes?” U ndjeva i prekur ne seder

 Momenti me i bukur?


Cdo pedalim i bere ne nje dite me diell, ne nje ambient ku nuk ka makina rrotull.

Cdo i keshilloje te rinjve sot?


Do i keshilloja qe nese mendojne se te pedalosh nje biciklete eshte turp, te mendohen serish.