Eco Bicycle

Një biçikletë të lirë? Sigurisht që po!

Written by albiona mucoimaj

Shpesh herë njerëzit janë në dilemë kur mendojnë të zgjedhin biçikleta të lira apo të biçikletat e fundit në treg që janë dhe jo pak të shtrenjta.

Kur flasim për biçikleta themi se një biçikletë mund të na shoqëroj për shumë vite dhe do të vijë një moment që ajo do të amortizohet. A është e vlefshme, atëherë që në momentin që ne zgjedhim një biçikletë të zgjedhim midis një biçiklete të shtrenjtë apo të anojmë nga ana ekonomike e saj? Ka mendime për të gjitha shijet: disa kanë besimin se cilësia është e shtrenjtë dhe paguhet, ndërsa të tjerët mendojnë se përsa i përket ekonomisë dhe shpenzimeve, më pak lek është më e mirë.

E në këtë pikë le të flasim për biçikletat e lira.

Biçikleta të lira sepse:

Çmimi është gjëja më e keqe që mund të japë të çiklizmit duke e kthyer atë në një mënyrë në një objekt luksi. S’ka biçikleta të shtrenjta ose të lira, biçikleta të mira apo të këqija çdo  biçikletë do çiklistin e vet dhe është e përsosur. Asnjë biçikletë nuk është e përjetshme dhe e pamundur për të vjedhur, kështu që më mirë që të zgjedhin një me çmim të ulët sepse e vetmja gjë që duhet për të ringjallur një biçikletë të parkuar është një çiklist që e dashuron biçikletën.Konceptet: si thjeshtësia qëndrueshmëria dhe universaliteti janë ato që e bëjnë një biçikletë  një të paçmueshme, dhe jo çmimi i saj.