Lajme Te ndryshme Ti Raporto

Higjena, ja si do të jenë plazhet me qera

Written by Ecovolis Editor

Kushtet minimale që duhet të përmbushë një stacion plazhi në plazhet më të mira janë si më poshtë:

Për çadrat dhe ndenjëset e pushuesve të respektohet një distancë prej të paktën 7.5 m nga vija e bregut të detit, liqenit, lumit. Hapësira prej 2.5 m përpara brezit të parë të çadrave të jetë e lirë për t’u shfrytëzuar nga publiku. Hapësira midis çadrave (nga çadra në çadër) nuk duhet të jetë më e vogël se 3 m në linjë horizontale me vijën e ujit, si dhe jo më e vogël se 2.5 m në linjë vertikale me vijën e ujit.

Gjithashtu, duhet të ketë në dispozicion të pushuesve 1 dush me ujë të ëmbël për çdo 100 çadra dhe të jetë i pajisur me shërbime higjienike të paktën 2 për çdo kapacitet deri në 100 çadra, nga të cilat 1 e ndarë në njësi për burra dhe gra dhe 1 për njerëzit me aftësi të kufizuara. Të ketë të paktën 2 kabina zhveshjeje për çdo kapacitet deri në 50 çadra.

Plazhi gjithashtu duhet të jetë i pajisur me zonën e ndihmës së shpejtë në shërbim të pushuesve, si dhe me pajisjet përkatëse për dhënien e ndihmës së shpejtë për pushuesit; me telefon publik; me kontejnerë dhe kosha me kapak për hedhjen e mbeturinave. Çdo çadër duhet të jetë e pajisur me 2 krevate plazhi;
Nuk mund të ndalohet apo të kufizohet, në asnjë formë dhe në asnjë kohë, kalimi i publikut në rrugët që lidhin rrugën publike me plazhin publik. Hapësirat e plazheve të lejuara, të cilat nuk janë dhënë në përdorim për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, janë në përdorim të lirë të pushuesve dhe mirëmbahen nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Subjektet, të cilat ushtrojnë veprimtarinë e stacionit të plazhit, nuk do të lejojnë vendosjen e shitësve ambulantë në hapësirën midis bregut dhe zonës së çadrave përgjatë gjithë hapësirës së marrë në përdorim.

Shqiptarja.com/

BqHnQufIMAAR34F