Ecovolis Lajme

Kosovë kapen hajdutët e biçikletave.. Po në Shqipëri?! Presim nga policia

Written by ecovolis

Pas një pune të suksesshme operative, njësitet policore të stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar të dyshuarin për kryerjen e 13 veprave penale të vjedhjeve   në këtë qytet dhe rrethinë , të kryera gjatë muajit të kaluar të këtij viti.

Raportet e para flasin se  LL.H. 26 vjeç ,  ka kryer së paku 13 (trembëdhjetë ) vjedhjetë biçikletave në lokacione të ndryshme, e kryesisht në oborret e xhamive në qytetin e Ferizajt dhe rrethinë.

 

A thief stealing a bike

A thief stealing a bike

 

Pas intervistimit të të dyshuarit,hetuesit kanë arritur që si prova materiale tëgjejnë dhe konfiskojnë 10 biçikleta tek personi tjetër i dyshuar,pasi që të njëjtat i kishte blerë nga i dyshuari i parë.

Janë gjeturdhe përkohësisht konfiskuar edhe tri biçikleta tjera në Prishtinë,të cilat idyshuari i kishte shituar atje,por për momentin nuk kemi shënimet e të gjithëtë dëmtuarëve,të cilët ndoshta nuk i kanë paraqitur rastet e vjedhjeve nëpolici,prandaj luten qytetarët që të paraqiten në polici për kompletimin e rasteve dhe tërheqjen e biçikletave.

 

Po ne Shqiperi kur do kemi ndonje lajm te mire nga policia qe hajdutet e bicikletave jane arrestuar?!!!