Lajme Lifestyle

Fshati i parë Ekologjik në Shqipëri “Agavia Village” për të mos u humbur

Written by Jetmira Halilaj

Fshati i parë Ekologjik në Shqipëri “Agavia Village” ndodhet shumë pranë Gjirit të Portopalermos dhe kalasë së njohur të Ali Pashë Tepelenës, e rrethuar me agavie dhe pisha. Gjiri ka shërbyer që në kohët e lashta si një port mbrojtës natyror për anijet e shumta ashtu si dhe sot ku ankorohen shpesh anije me vela dhe katamarani ynë me vela “MAUNA LOA”.

11866367_1024080497625903_2342750138456431816_n

Ky gji mbart gjurmë të vjetra të ankorimeve në shekuj, disa guva dhe një reliev nënujor mjaft dinamik për zhytësa amatorë dhe profesionistë. Guvat e shumta rrotull kalasë, copëza të ankorimeve të lashta dhe pasuria natyrore e këtij gjiri e bëjnë atë një nga destinacionet më të preferuara të Rajonit të Ballkanit dhe Evropës.

13112985_1175151569185461_3541597906803194163_o

Eko-sistemi i këtij vëndi, qetësia dhe kthjellësia e ujrave të tij ka tërhequr jo rrallë herë dhjetëra delfinë të cilët afrohen shumë pranë bregut të gatshëm të bëhen miqtë tuaj të rinj.

Gjiu i Porto Palermos është i shkëlqyer për të mësuar dhe ushtruar zhytjen me bombola

11149806_964102626957024_731613755786676964_o

 

Ky fshat u ofron pushuesve jo vetëm një turizëm të këndshëm por edhe i mëson sesi të jenë sa më miqësor me mjedisin. Një zgjidhje e veçantë është bërë për energjinë elektrike. I gjithë ndriçimi i brendshëm i bungalove dhe ndriçimi i jashtëm i rrugëve sigurohet nga energjia diellore nëpërmjet paneleve fotovoltaike dhe llambave super ekonomike LED, ndërsa energjia për frigoriferët është siguruar nga energjia e erës e cila është e bollshme në këtë gji. Këto zgjidhje të sigurimit të energjisë së rinovueshme, janë një rast i veçantë, i realizuar për herë të parë në Shqipëri

Eksploroni bashkë me ne mrekullitë e këtij gjiri.