Eco Bicycle

Me duart në graso… për çunat e servisit tonë…

Written by albiona mucoimaj

1381168_679487838737782_770189729_nMe duart në graso… kjo është dita e atyre që rregullojnë biçikletat.

Çdokush mund t’i dijë bazat për mirëmbajtjen e biçikletës, se si të ndreqi një gomë të shfryrë apo si të rregullojë frenat, por vetëm disa do të jenë në gjendje për të kuptuar problemet më të imta, që një biçikletë mund të ketë.

Mekanikët njësoj si artistët janë gjithmonë aty në çdo rast, të vetëm në një qoshe, për të rregulluar biçikletat, sa herë që dikujt  i është dashur. Jo për gjë por edhe të punosh me rregullimin e biçikletave është si të bësh art më vete. Ka pjesët, komponentët edhe magjinë e saj, ku gjërat më të imta janë ato më të rëndësishme.

Ajo që i bën ata të punojnë me më tepër pasion është vet dashuria për biçikletën, është ideja që bën të funksionojnë gjëra të tilla që sjellin harmoni në rrugë e në qytet dhe që vet ata  ndërkohë janë përdorues të përhershëm të saj.

Nuk është e lehtë t’i kesh duart gjithë ditës me graso duke rregulluar problemet më të imta që ajo ka.

E kjo në fakt është ajo që i bën mjeshtra çunat e servisit tonë, dashuria dhe pasioni me të cilët ata punojnë me duart në graso në shi e në diell, në kohë  të mira dhe jo vetëm, ata vazhdojnë të punojnë me dashurinë për biçikletën.