Lajme Lifestyle

Asnjë mbeturinë në mjedis! Qindra ide në sfilatën e riciklimit

Written by ecovolis

 

sfilate1

 

Është organizuar në Muzeun Historik Kombëtar ne Tirane një sfilatë me mjete të riciklueshme me idetë më të bukura në mbrojtje të mjedisit. Nga pjesëmarrësit në këtë sfilatë, që kanë qenë nxënës të disa shkollave vendase e të huaja, janë paraqitur punime me mbetje të ndryshme të riciklueshme dhe të gjitha të ardhurat e përfituara prej saj do të përdoren për bamirësi. Sipas organizatorëve ky aktivitet është i hapur për të gjithë qytetarët e moshave të ndryshme dhe ka si qëllim të motivojë kreativitetin edhe pjesëmarrjen e kujtdo që dëshiron të jetë pjesë e artit të riciklimit, që kërkon të kalojë një mesazh për mbrojtjen apo problematikat e mjedisit, të sensibilizojë edhe të transmetojë njohuri. (a.a/shqiptarja.com)