Eco Bicycle

“Zero-Shpyllëzim”, Norvegjia vendi i parë në botë që miraton këtë ligj !

Written by albiona mucoimaj

Komiteti i Përhershëm i Parlamentit Norvegjez për Energjinë dhe Mjedisin i ka kërkuar qeverisë që të vendosë masa për të siguruar që prokurimet publike nuk do të ndikojnë në shpyllëzimet dhe biodiversitetin.

Me një fitore mahnitëse për ambientalistët, të cilët ishin në të njëjtën linjë me shumicën e norvegjezëve, mbrojtja e mjedisit dhe natyrës ka marrë përparësi për të ruajtur po ashtu jetën e njeriut.

“Kjo është një fitore e rëndësishme në luftën për të mbrojtur biodiversitetin. Gjatë disa viteve të fundit, një numër jo i vogël i kompanive kanë kryer prokurimin e mallrave, të cilët rrisin të mirat materiale të tyre duke shkatërruar biodiversitetin. “, tha Nils Hermann Ranum nga “Rainforest Foundation” në Norvegji. “Deri më tani, kjo nuk ka qenë e ndjekur nga angazhimet e ngjashme nga qeveritë. Ndaj është shumë pozitive që shteti norvegjez është duke e ndjekur këtë shembull dhe duke bërë të njëjtat kërkesa dhe kur është fjala për prokurimet publike. ”

Në përpjekje për të “promovuar angazhimet kombëtare që nxisin zinxhirët e tjerë të vëndeve në botë që të ndalojnë shpyllëzimin,” qeveria norvegjeze i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe për të ndërprerë të gjitha shpyllëzimet. Ata u kërkojnë vendeve të tjera që të përdorin fuqinë e shtetit për të përdorur me më tepër qëndrueshmëri burime të tilla si: vaji i palmës soja, mishi i lopes dhe druri. ”

Një lajmi i mirë ky që vjen nga vëndet nordike e urojmë që një gjë e tillë të pëhapet!