Eco Bicycle

Lajm i mirë për çiklistët që udhëtojnë: Disa linja ajrore lehtësojnë udhëtimin me biçikletë.

Written by albiona mucoimaj

Nga 1 qershori i kaluar, udhëtimi me biçikletë nga Iberia është më i lehtë. Linja ajrore spanjolle ka ndryshuar rregullat e bagazhit të veçantë, kështu që ata që dëshirojnë të lëvizin me pajisje sportive e kanë më të lehtë.

Kështu, ata që fluturojnë nga Spanja, Evropa, Afrika (me përjashtim të Afrikës së Jugut) dhe në Lindjen e Mesme do të duhet të paguajnë një shumë totale prej 45 eurosh dhe të arrijnë ta bëjnë udhëtimin me biçikletat e tyre.

Por lajmi më i mirë qëndron në ata persona që ndërmarrin udhëtime të gjata nga Amerika, Azia dhe Afrika e Jugut.  Kështu në biletë do të përfshihet edhe çmimi i biçikletës në mënyrë që ata mund të fluturojnë me çantat e dorës dhe biçikleta të jetë pa kosto shtesë.

Kushtet e kompanisë për të transportuar biçikletat janë: timoni pa pedale, goma të sheshta dhe të paketuara në një kuti të veçantë . Përveç kësaj, biçikleta duhet të ketë një vend të vetëm,  dhe të mos peshojë më shumë se 23 kilogramë.

Përveç biçikletës do të lejohen edhe objekte të tjera  të cilat lidhen të gjitha me personat që ushtrojnë sporte të caktuara.

Këto proçedura janë një një lehtësim i madh për personat të cilët e kanë sportin pasion pasi u jep lehtësi për të lëvizur pa u vënë në merak se ku do i kenë pajisjet e tyre