Eco Bicycle

Një vepër arti apo një biçikletë…??

Written by albiona mucoimaj

Vjen direkt nga Belgjika, dhe është një biçikletë e mrekullueshme e quajtur Ecce. Është aq e bukur sa nuk ndalon dot së shikuari.

Shpesh, dizajnerat e biçikletave e shtrydhin trurin pafund për të ardhur në treg me  modele të reja dhe tërheqëse dhe pavarsisht kësaj disa njerëz janë të bindur se në këtë botë komerciale të gjitha janë shpikur dhe që ta surprizosh klientin është e vështirë  pothuajse e pamundur. Apo jo?

Në fakt jo! Ka gjithmonë gjera që të surprizojnë

Ata që janë përgjegjës për firmën belge Ecce Bikes ishin të një mendimi tjetër. Dhe kështu që ata shkuan te artisti, arkitekti dhe projektuesi më i njohur Pierre Lallemand i cili pati një  ide dhe për të projektuar një biçikletë e cila të thyente të gjitha modelet! Thjesht një mendim dhe ajo u bë realitet.

Këto krijime janë më shumë se biçikleta të thjeshta ato janë vepra autentike arti”, thotë Leclere. “Eleganca dhe teknologjia e fundit janë shtyllat mbi të cilat bazohet filozofia e Biçikletave Ecce.”

Një biçikletë e tillë e bukur dhe e thjeshtë e cila goditi në shënjë! Biçikleta Ecce: Një punë arti apo një biçikletë?