Eco Bicycle

Biçikleta në ndihmë të bizneseve të vogla!

Written by Jetmira Halilaj

Biçikleta në ndihmë të bizneseve të vogla!

Studimet më të fundit dëshmojnë se biçikleta luan një rol kyç në zhvillimin e bizneseve lokale, ndryshe bizneset e vogla. Rasti me i fundit është në “Magnolia Street”.

Në vitin 2008, kjo rrugë ishte vetëm për makina. Rruga kishte dy korsi në çdo drejtim, dy prej të cilave përdoreshin kryesisht nga makina, plus disa çiklistëve guximtarë.

Në 2009 u rikonstruktua me 4 korsi, 2 për makina dhe 2 për bicikleta. U kthye në një rrugë ne dietë për makinat dhe ishte një sukses i vërtetë – shprehet Kevin Buchanan, një muzikant lokal dhe banor i lagjes.

Suksesi i këtij riorganizimi të rrugës ishte korsia e bicikletës, menjëherë të ardhurat e restoranteve përgjatë rrugës u rritën në një total prej 179 %.

“Kjo nuk ishte rastesi,” shton Buchanan, “duke hequr 1 korsi makinash dhe zëvendësimi i tyre me 1 korsi për biçikleta pati efekte mahnitëse për bizneset. Natyrisht një rrugë më e sigurt, me lëvizje më të ngadaltë dhe mjedis më të mirë për çiklistët/ndihmoi biznesin. ”

Përpjekjet për të rigjallëruar rrugën e makinave çuan në shtimin e parkimeve të reja. Kështu në mes të komunitetit u ngrit një parking me plot 320 vënde makinash; ndërkohë që vetë bizneset lokale morën menjëherë masa, duke siguruar parking për rreth 160 biçikleta.

Kostoja totale për parkingun ishte mbi 5 milionë dollarë. Ndërsa totali për blerjen dhe instalimin e parkimeve të biçikletave ishte vetëm $ 12,000 më pak se kostoja e një hapësire të vetme parkimi për makinën.

Në vitin 2012 kthehemi sërish në rrugën “Magnolia”, garazhdi ishte pothuajse bosh, ndërsa vendparkimet e biçikletave para restoranteeve dhe bareve të lagjes i gjejmë të tejmbushura. Shumë bar- kafe buzë rruge, kanë nevojë për akoma më shumë vende parkimi për bicikletat, dikush tek tuk kishte hapur vend dhe brenda lokalit për të akomoduar bicikletat e shumta. Hapësirat në lagjen tonë ishin dyfishuar dhe kjo ishte fitore e madhe për tërë komunitetin.

Nga të gjitha drejtimet, ky  përmirësime ishte një investim i shkëlqyer. Tashmë të gjitha rrugët e tjera të kësaj lagje kishin në plan të zhvillonin të njëjtin projekt për akomodimin e bicikletave.

Rasti i kësaj rruge tregon, se përmirësime specifike për ti bërë rrugët më miqësore për bicikletat kthehet në një mrekulli për bizneset e lagjes. Pronarët e bizneseve tashmë janë më të interesuar se kurrë për këtë ndërhyrje të domosdoshme.

Pjesë e këtij përfitimi vjen dhe nga fakti i thjeshtë se bicikletat dhe korsitë e biçikletave kanë një efekt qetësues në trafikun e makinave. Kur trafiku në rrugët e qytetit ulet sadopak, edhe në qoftë se numri i makinave është i njëjtë, rrugët bëhen gjithsesi më të qeta dhe më të këndshme për të lëvizur. Më shumë njerëz lëvizin të sigurt qoftë duke ecur dhe pedaluar.

Në këtë mënyrë rritet niveli dhe cilësia e jetesës në komunitet, rriten investimet lokale, dendësia e bizneseve  dhe vlerat e pronave. Ka më pak aksidente, më shumë siguri për fëmijët.  Këto janë të gjitha të matshme dhe të vërtetuara nga eksperienca e qindra komuniteteve që e kanë përqafuar këtë ndryshim. Përveç bizneseve edhte një shpëtim dhe  për vetë banorët.

Por kur korsitë e biçikletave, parkimet e biçikletave dhe “dietat” rrugore për makinat hasin kundërshitimin e bizneseve lokaleve dhe pushtetit lokal ky zhvillim bëhet i pamundur, duke sjell kundërshti, vështirësi dhe në ato rrugë ku ka vërtet fluks të lëvizjes me bicikleta. Kjo ndodh shpesh se pronarët apo biznesmenët janë skeptic në faktin se ata që lëvizin me bicikleta do të shpenzojnë para në bizneset e tyre.

Një rast i ngjashëm për shembull ndodhi në “Polk” Street në San Francisko, ku një plan për të bërë një korsi për biçikleta u luftua më shumë nga tregtarët lokalë, pasi do të reduktonte vendparkimet e bicikletave.

Një gjë të ngjashme vërejmë edhe në Tiranë. Mungesa e parkimit, pluhuri dhe zhurmat e makinave nuk na krijojnë asnjëherë mundësinë të ulemi të qetë të shijojmë kafen buzë rrugës. Të gjithë ata që kanë makina pazarin e kryejnë më lehtë pranë Qendrave Tregtare jashte Tirane ku kanë të siguruar dhe parkingun, duke çuar drejt falimentimit bizneset e vogla të lagjeve. Parkimet gjithashtu zënë pothuajse të gjitha hapësirat brenda lagjeve, shpesh dhe trotuaret duke e bërë tërësisht të pakëndshme një shëtitje rreth e rrotull lagjes.

Asnjë biznes, restorant apo bar-kafe nuk mund të sigurojë më shumë se 2-3 vënde parkimi për makinat, duke reduktuar ndieshëm klientët. Janë të shumta arsyet që komuniteti dhe biznesi duhet të mbështesin korsitë e biçikletave, por mbi të gjitha duhet mbështetur revolucioni i biçikletave që tashmë ka filluar. #LiroKorsite