Ecovolis

Pushime me Bicikleta në Hollandë!

Written by Jetmira Halilaj

Pushime me Bicikleta në Hollandë! Kudo shtigje të mbrojtura enkas për biçikletat!

 

Mënyra më e mirë për të eksploruar Hollandën është biçikleta. Pedalimet nëpër duna dhe përgjatë bregdetit, duke ndjekur lumenjtë, qytetet më të bukura dhe fshatrat piktoreske, janë e vetmja mënyrë për të njohur Hollandën e vërtetë. Kudo me shtigje të mbrojtura enkas për biçikletat.

Pushime të organizuara me biçikletë nga Dutch Bike ose Cycletours ju japin mundësinë të zbuloni Hollandën sipas mënyrës hollandeze. Këto grupe kanë krijuar jo vetëm rrugëtimet më të mira, por  po bëjnë dhe një punë të shkëlqyer në organizimin e udhëtimeve me bicikleta.Për ta nuk ka asnjë problem për bagazhet e mëdha që ju mund të keni me vete. Të gjitha vijnë nga pas nëpërmjet “cargo bike”. Nëse keni biçikletën tuaj, perfekt, kurseni ca para ndryshe mund ta merrni me qera përgjatë gjithë udhëtimit.

Peisazhet e këtyre udhëtimeve janë përrallore. Akomodimi i shkëlqyer, jo vetëm në hotele por disa ditë janë edhe në anije.