Eco Bicycle

Kur Ismail Kadare hapte rrugën në Lurë…

Written by albiona mucoimaj

NJË MBRËMJE NË LURË

Udhёtojmё drejt Lurёs. E vёrteta ёshtё qё, zakonisht prapa fjalёs tingёlluese “Lurё”, shtrihen tё pestё liqenet e saj me tёrё bukurinё dhe magjinё e tyre.

Askush nuk mund ta ndajё Lurёn nga liqenet e saj. Prandaj, kush udhёtondrejt Lurёs, udhёton drejt liqeneve tё saj. Por, kёtё muaj tё nxehtё vere, Lurёn ёshtё vёshtirё ta ndash edhe nga diçka tjetёr. Kёtё muaj, gati dyqind studentё po hapin atje njё rrugё pyjore. Ata kanё ardhur nga larg, nё fushёn e vogёl midis maleve, me kazmat, lopatat, humorin dhe tё folurin e tyre tё ndryshme nga ajo e vendasve.

Lura e vogёl, e largёt, ka kёtё  muaj  dyqind  mysafirё.  Dyqind  mysafirё  nuk  janё  pak.  Dhe  kёta  janё dyqind studentё, pak tё çutidshёm, pak rrёmujaxhinj, ashtu siç janё studentёt. Rruga kalon midis kodrinave tё buta, tё gjelbra. Majё kodrave ngrihen kullat e gurta malёsore, dritare tё vogla tё ngushta, frёngji, sharapllore pёr tё luftuar. Duket sikur horizontet e hapura u vrisnin sytё kёtyre kullave, ndaj i kanё zvogёluar fare dritaret. Kёtё gjё e kishte diktuar logjika e jetёs. Pёr derisa nga jashtё mund tё hynte bashkё me rrezet e diellit edhe plumbi, atёherё sa mё pak diell nё jetёn e zymtё tё malёsorёve. Kullat ngrihen nё tё gjitha drejtimet. Herё pёrballё njёra-tjetrёs, herё tё vetmuara fare. Kulla dhe frёngjitё e saj. Drama e gurtё e jetёs sё malёsorit. mbi ato frёngji ka shtirё ai qё ndodhej pёrjashta, nga ato frёngji ёshtё mbrojtur ai qё ndodhej brenda. Dhe tё dy ndodheshin mbi tё njejtёn tokё, mbi tokёn amёtare. Tani  frёngjitё  heshtin.  Krismat  gjakmarrёse  po  zhyten  dalёngadalё  nё harresё.  Ato  nuk  janё  fshehur  nё  ndёrgjegjen  qё  tё  shpёrthejnё  njё  ditё pёrsёri, ato po shkulen njё herё e pёrgjithmonё nga zemra e malёsorit tonё.Asnjё forcё nuk mundi ta shkulte nga ndёrgjegja e malёsorit gjakmarrjen. As ligjet, as arti, as pёrpjekjet e intelektualёve tё ndershёm.

U desh njё tёrmet i tillё si Lufta Nacionalçlirimtare pёr tё shkundur kёtё zakon tё tmerrshёm. Ndonjё fshatar i Lurёs na tregon, jo pa njёfarё krenarie tё lehtё, se nё krahinёn e tyre gjakmarrja kishte qenё mё e butё se te ata, si do qoftё, kishin vendosur disa rregulla, tё cilat i respektonin me rreptёsi. Kёshtu, p.sh. nё Lurё ishte e ndaluar qё t’i prishje gjakёsit kafenё e mёngjesit (d. m. th. tё qёlloje me pushkё nё kullёn e tij, kur ai pinte kafenё). Ishte e ndaluar, gjithashtu, tё qёlloje nё katin e kullёs ku ishin gratё. Nё qoftё se ndothte kjo, atёherё njё komision nga  fshati  e  hetonte  çёshtjen  dhe  shkelёsit  e  rregullave  dёnoheshin  rёndё. Kishte edhe rregulla tё tjera. Tё gjitha kёto tregojnё se arsyeja e shёndoshё popullore, jeta mundohej ta luftonte kёtё vetasgjёsim. Mundohej, por mё kot. Qёllonte qё pёrbindёshi i gjakmarrjes, qetёsohej, pёr ca kohё, ose mё mirё dukej sikur qetёsohej, sepse, pa pritur, njё mёngjes ai sulej pёrsёri edhe mё me tёrbim,  qё  tё  bёnte  kёrdinё  mbi  jetёn  njerёzore.  Derisa  lodhej  dhe  prapё strukej qё tё shpёrthente njё ditё prapё, dhe kёshtu vazhdonte kjo histori. S’ka sesi tё mos i mendosh tё gjitha kёto kur udhёton nёpёr malёsitё tona.

– Mirёdita!

Pёrshёndesin çdo njeri ose tё panjohur, pёrshёndesin me seriozitet dhe me zё tё fortё. Ata tё vegjlit, (po me atё tingull dhe seriozitet madje ndoshta me mё shumё seriozitet) na pёrshёndesnin me njё fjalё qё nuk e kisha dёgjuar ndonjёherё.

– Mirёdreka!

Pёrshёndetja e mirditorёve tё vegjёl ёshtё e dashur dhe kurioze pёr udhёtarin. Ne gёzoheshim kur i shihnim qё larg dy ose tre bashkё, tё vegjёl fare, gёzoheshim sikur tё gjenim njё hije ose njё burim pёrpara. Dhe mezi prisnim sa tё na afroheshin dhe tё na pёrshёndesnin tё parёt.

– Mirёdita!

– Mirёdreka!

Ne pyesim ku janё studentёt vullnetarё, dhe ata na tregojnё. Pёrmes fushёs sё Lurёs shtrihet rruga e re, vende-vende hapur, vende-vende jo. Vullnetarёt janё  shpёrndarё  nё  njё  vijё  tё  gjatё.  Puna  ёshtё  e  vёshtirё  dhe  dielli  djeg. Megjithatё, fshatarёt na thonё se ata punojnё mirё. Madje nuk e prisnim tё punonim kёshtu. Njerёz me shkollё tё lartё, mendonin, kazma do t’i dёrrmojё. Rruga e hapur, si çdo rrugё e hapur ka historin e saj tё vogёl tё pёrditshme. Kёtu toka ёshtё e fortё, aty duhen prerё ca plepa tё bukur e tё lartё nё njё vend thonё se fshatari ka mundёsi tё ketё lёvizur natёn piketat, nё mёnyrё qё tё shpёtojё njёzet e pesё centimetra tokё nga ana e tij. Veçanёrisht tё vjen keq pёr plepat. Pёr njё shirit toke dy pёllёmbё, qё duhet marrё nga ana e njё fshatari, priten kёta viganё tё bukur. Dhe  kёshtu  rruga  vazhdon  tё  hapet.  Ndoshta  do  ta  quajmё  mё  vonё “Rruga e studentёve”. Por kjo s’ka rёndёsi.Lurasit do t’i kujtojnё pёr shumё kohё mysafirёt e zhurmshёm, qё erdhёn nga larg, qё punuan, kёnduan, thanё anekdoda, dhe pastaj ikёn duke lёnё prapa rrugёn, kёtё kujtim tё madh e tё drejtё mespёrmes pllajёs. Mbasdite, ndёrsa vullnetarёt pushojnё, ne vendosim tё shkojmё te liqenet.

Liqenet janё lart, nё mal. Rruga gjer tek ata ёshtё e gjatё. Ne ecim midis pishave qё zhurmojnё mbi kokat tona me njё shushurimё tё fuqishme, tё freskёt. Befas na shfaqen liqenet, njёri pas tjetrit, ma tepёr tё gjelbёr se tё kaltёr tё rrethuar nga malet dhe pishat. Si gjithmonё, kur ndo – dhesh pёrpara gjёrave tё bukura, ёshtё vёshtirё t’i pёrshkruash. Fjalёt janё tё zbehta  pёrpara  ujit  dhe  gjelbёrimit  qё  pёrbёjnё  gjithё  ato  nuanca  tё  kёsaj bukurie tё gjallё. Piktori ulet nё heshtje te njё gur. Nxjerr bojërat dhe fillon tё hedhё nё akuarel njё pjesё tё pamjes. Ështё ora e muzgut. Tonet e ngjyrave ndryshojnё me shpejtёsi. Nё akuarelin e tij, bashkё me ujin e pastёr, blerimin e pishave dhe copat e trungjeve tё kalbura, nis e shfaqet muzgu. Edhe pak, dhe  nёpёr  fushё  do  tё  duket  errёsira  e  dobёt,  e  dridhshme.  Por  piktori  e mbaron akuarelin pёrpara se tё bjerё mbrёmja. Ne vёrtitemi njё copё herё brigjeve, unё mundohem tё fut nё kamerёn e fotoaparatit diçka nga ky muzg dhe pastaj nisёn tё zbresim. Te vullnetarёt arritёm vonё. Tani ata kanё ngrёnё darkёn dhe po rrinё nёn tendёn e mensёs, nё gjysmёerrёsirё. Njёri i bie kitarёs. Tё tjerёt dёgjojnё. Shkёlqejnё nё errёsirё cigaret. Njё vajzё ka mbёshtetur kokёn te dora. Ështё ora kur njeriu qёllon tё bёhet ndonjёherё i heshtur. Ç’nuk tё kujtohet nё kёtё orё.

Nga Ismail Kadare