Eco Bicycle

Transport mallrash me biçikletë: Pse Biçileta është e mirë për tu përdorur nga shumë njerëz?

Written by Ecovolis Editor

Ja pse biçikleta mund të përdoret jo vetëm për lëvizjen e njerëzve. Koshi plastik i biçikletës që bleva në internet u faturua si “pako e madhe”, prandaj u habita kur ajo arriti. Koshi ishte një kuti e zezë me hapësirë të bollshme, në të cilën mund të vendosej lehtësisht një qen mjaft i madh, si edhe një çantë pazari. Reagimi fillestar për madhësinë e tij ishte komik. Por këto shqetësime u harruan shpejt, duke parë se sa e nevojshme rezultoi të ishte. Çanta ime mjaft e madhe e punës, të cilën më duhej ta ngjeshja në koshin paraardhës – i cili ishte tejet i vogël dhe tani i dalë nga përdorimi – u zhduk në kthinat e errëta, duke lënë hapësirë për blerje të tjera, palltot, çantat e shkollës, çfarëdo që nevojitet. Jeta ime ishte transformuar!

2048

Pra, po, ky është një himn i vogël, por i përzemërt për aftësinë e biçikletës sime për të mbartur jo vetëm njerëzit, por edhe gjërat. Kjo mund të duket si një çështje e qartë, por çuditërisht nuk është e kapshme nga shumë njerëz.

Edhe unë kam qenë pjesë e këtij grupi. Ndërkohë që udhëtoja, në përgjithësi do të lidhja një çantë në kurrizin tim, duke preferuar të lehtësinë dhe aftësinë e manovrimit të një biçiklete pa ngarkesë për lëvizur me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Megjithatë e gjithë kjo duket më e civilizuar kur ti lë biçikletën të ngrejë peshën e rëndë. Dhe kjo gjë mund të bëhet në kaq shumë mënyra, por përdorimi i koshit është më e zakonshmja.

Gjatë një udhëtimi të gjatë shumë vite më parë, në pikun e saj, biçikletës sime i vendosën sipër ndoshta 20 kg ngarkesë me valixhe. Gjatë këtij udhëtimi kuptova se pse njerëzit përdorin gjithnjë koshat e përparmë që duken çuditshëm; një kodër që kaluam ishte aq e pjerrët, sa që mali i bagazhit në pjesën e pasme ngeli duke më tërhequr mua në një manovër të paplanifikuar me një rrotë. Në të kundërt, duke ngarkuar peshën në pjesën e përparme të biçikletës, siç po bëj tani me koshin tim me kapacitet sa një vaskë, duket se has më pak probleme, në qoftë se nuk e keni problem të përshtateni për drejtimin e biçikletës me pak më shumë peshë.

3264

Ju gjithashtu mund të hidhni një sy për të kontrolluar gjërat, duke shmangur atë shikimin e shqetësuar prapa kur jeni ndalur në semafor për të kontrolluar nëse koshi juaj është ende në vend, ose nuk është hapur. Sigurisht, gropat mund t’i lëvizin gjërat nga vendi në shportë, kështu që unë përdor një rrjetë për ngarkesa të kapur mbi krye. Dhe në rast se ngarkesa bëhet akoma me e rëndë, është gjithnjë mundësia e rimorkios.

Për të gjithë debatin aktual (dhe të nevojshëm) mbi ndërtimin e rrugëve të ciklit të sigurt për të shkuar dhe marrë njerëzit nga puna dhe destinacione të tjera, duke ndihmuar në zhbllokimin e rrugëve, dhe në lirimin e hapësirave në transportin publik, është e diskutueshme se një revolucion edhe më i madh mund të vijë me transportin e mallrave me biçikletë.

Ky nuk është një koncept i ri. Jo shumë vite më parë, dërgesa e pakove me biçikletë ishte një rutinë në të gjithë Britaninë dhe në shumë popuj të tjerë më pak të industrializuar.

Firma të reja dërgese dhe me kargo me bazë përdorimin e biçikletave kanë kohe që janë themeluar, por avancimet në teknologjitë me biçikleta elektronike janë duke rritur ngarkesat që mekanizma të tilla mund të mbajnë dhe gjithashtu duke lehtësuar përdorimin e tyre, veçanërisht në vende kondrinore. Makina të hijshme, gumëzhitëse janë gjithnjë e më të dukshme, madje edhe në vende si Britania e Madhe, ku gjiganti i dërgesave DHL është duke i përdorur ato. Diku tjetër, ambiciet janë më të mëdha, si me “Armadillo”-n e Gothenburg, një sistem i artikuluar biçiklete me rimorkio që transporton dërgesat në dyqanet dhe bizneset e qendrës së qytetit.

Krijime të tilla mund të jenë revolucionare. Duke qënë se në shumë qytete pak njerëz përdorin makina private për transport, në vendin e tyre, janë me mijëra furgona, shpesh duke dërguar paketa të vockëla, të tipit të Amazon, pjesa më e madhe e të cilave mund të dërgohej lehtësisht nga biçikletat e ngarkesave. Kjo mund të jetë e ardhmja – qendrat e logjistikës në skajet e qytezave ose qyteteve, në të cilat mund të shfaqen biçikleta kargoje të sigurta, të pazhurmshme, jo-ndotëse, të manovrueshme dhe të lehta për t’u parkuar.

Dhe para se të arrijë ajo utopi e transportit të mallrave, vetëm mos harroni – pak a shumë çdo biçikletë në përgjithësi mund të mbartë më shumë se ju mendoni.

Peter Walker, The Guardian me .