Eco Bicycle

Jeta moderne është plot me mbeturina: ne nuk kemi nevojë për të gjitha këto amballazhe!

Written by Ecovolis Editor

72% e paketimeve nuk riciklohen.

Kompanitë dhe individët kanë për detyrë të riciklojnë çdo gjë të mundshme, të krijojnë dhe të përdorin paketimin më të qëndrueshëm.

Sapo po beja një “betejë” me shishen plastike e larësit te duarve. Pompa e laresit nuk punonte. E shtrëngova, e shtrembërova, e mbylla, e thyeva, dhe pastaj papritur, për asnjë arsye të veçantë, përmbajtja u perhap kudo. Më pas kisha një luftë tjetër me paketimin e celofanit në kutinë e kartonit për çantat e mia të çajit. Nuk mund ta hiqja atë, nuk mund të vija thonjtë ose gërshërët nën të, kështu që me nje thike te mprehte arrita ta shqyeja kutine.  Kjo është e gjitha faji im, sepse unë duhet të kisha blerë një sapun te mbeshtjelle ne leter dhe çaj me gjethe te vendosur ne nje karton te thjeshte, dhe jo disa gjethe të mbështjella në letër ,karton dhe plastikë. Unë nuk e bëra sepse isha dembele, si shumë konsumatorë modernë. Por këto mbështjellje relativisht moderne me shqetesojne më shumë për shkak se unë jam mjaft e vjetër për të kujtuar kohen kur ne arrinim t’ia dilnim dhe pa to.

3000

Plastika kurrë nuk largohet

Më mungojnë shishet e vjetra të qumështit (xhami, e bërë nga rëra dhe lehtë riciklueshme), qeset e letrës ngjyrë kafe për frutat dhe perimet.Gjithashtu I kemi perdorur per te kulluar peshkun e skuqur dhe patatet e skuqura mbi to si dhe ne i kemi vendosur gjethet e çajit ne çajnik xhami dhe jo nëpër qese te vogla si tani. Kjo nuk është thjesht nostalgji e pakuptimtë. Kjo tregon se ju mund të jetoni pa ambalazhim të tepruar (si shitësit në vendet e tregtisë elektronike me paketimin e kukullave ruse)dhe pa aq shumë plastikë.

Tani kemi plastikë, plastikë, plastikë: kudo. A ka ndonjë gjë më te papershtatshme se katër mollë ose dardha në një shtrat plastik dhe te amballazhuara me plastikë akoma  më të fortë? Ne të paktën mund të blejmë fruta dhe perime te freskëta , por vështirë se dikush I ka lënë copëzat e tyre. Ata janë  mbeshtjellë ne qese plastike dhe janë gati për tu shitur.

Nuk çuditem që shumë prej nesh nuk guxojnë të mendojnë për paketimin dhe riciklimin sepse, kur ju e bëni, panorama që ju  duket e tmerrshme. Udhëtimi nga Kajro në Cape Town, Melinda Watson, që krijoi Fondacioni RAW, u ndal në çdo 100 km dhe regjistroi shumën alarmante të plastikës në një metër katror në secilën anë të rrugës, kryesisht shishe plastike, çanta plastike, antarë te familjes së plastikës.

“Plastika kurrë nuk mund të riciklohet plotësisht. Pas dy ose tre reciklave bëhet më I ulët në cilësi.Eshtë tronditëse fakti që 72% e paketimit plastik nuk kthehet: 40% ështe në tokë dhe 32% rrjedh nga sistemi i grumbullimit “, thotë Watson.

Në oqeanet tona, plastika perhapet në molekula, të cilat sillen si sponga dhe përhapin toksina të tjera – ngjyrues, aditivë, plastifikues – të cilat hyjnë në zinxhirin tonë ushqimor dhe na helmojnë. Është e thjeshtë, nëse ti vendos toksina është e sigurt qe  ato do të dalin diku. E gjithë plastika e prodhuar ndonjëherë është ende këtu, në një formë apo në një tjetër.

Dizajn i keq, riciklimi i dobët

Fajtorët më të mëdhenj janë paketimimet plastike dhe plastikat një përdorimshe: gota e kafesë (10,000 copë te hedhura çdo dy minuta, vetëm në Britani të Madhe), kashtë (amerikanët përdorin 500 m çdo ditë), kartoni i kosit, zbukurime kokteji, makina plastike dhe kartonat e Tetra Pak (për shkak se janë bërë nga disa përbërës që janë të vështirë për t’u ndarë: kartela, alumini, veshja plastike).

Ju e emërtoni atë, por ne ndoshta nuk mund ta riciklojme atë. John Sylvan, shpikësi i kafesë me kapsule K-Cup, kapsula më e madhe e shitjes së Amerikës, tani ai “ndonjeherë ndjehet keq që e ka shpikur “. Por tani  është tepër vonë . Eshtë atje, dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’a luftuar .

Kur vjen puna për kafet ne porcione te vogla(kapsula), Nespresso thotë se janë 99% prej alumini dhe plotësisht të riciklueshme, dhe se kapsulat e përdorura mund të hidhen në një nga 6 mijë pikat që ndodhen ne Britaninë e Madhe. Por sa e bëjnë këtë? Nestle, e cila zotëron markën Nespresso, ka refuzuar të thotë se sa prej kapsulave te saj janë ricikluar.

Ide të shkëlqyera
Megjithatë, ekzistojnë shembuj më pozitivë atje jashtë. Kompania e qumështit Müller po ndryshon planin e saj nga shishja plastike në shishe qelqi dhe deri ne dërgesën ne shtëpi . I Uroj fat.
Qumështi në Britani të Madhe duhet te ishte  94% shishe, deri tani është nën 4%.

Në një shkallë kombëtare, Franca ka miratuar një ligj të ri, i cili do të hyjë në fuqi në vitin 2020 për të siguruar që të gjitha produktet plastike mund të kompostohen dhe të jenë të prodhuara nga materiale biologjike.
Gjermania ka supermarketin zero mbetje ndotëse: “Shpaketimi Origjinal (Original Unverpackt)” ndërsa Hamburgu ka shkuar aq larg sa të ndalojë kapsulat e kafesë (shpesh një përzierje prej alumini dhe plastike) nga ndërtesat shtetërore.

72% e paketimeve nuk riciklohen.

Ka edhe kompani të reja që kanë në fokus më shumë paketimin e qëndrueshëm. Një fabrikë birre amerikane ka prezantuar nje ushqim I cili eshte I paketuar ne gjashtë unaza, ndërsa Gumdrop riciklon dhe përpunon çamçakëz, dhe e kthen atë në çizme Wellington dhe kasa celulari. Të tjerët po bëjnë materiale paketimi nga niseshteja e misrit ose meleku te cilat jane lehtesisht te kompesueshme, ndersa dizajni I organizates Ecovative me bazë në Nju Jork ka zhvilluar materiale paketimi me bazë kërpudhash.

Këto iniciativa, të mëdha apo të vogla, na japin shpresë se mund të trajtojmë mbeturinat e paketimit. Por duhet t’ia kujtojme vetes qe ditet e vjetra dhe te mira pa paketim nuk kane ikur vertet. Ne mund të zgjedhim shishe xhami me qumësht, në vend të këtyre versioneve plastike të pakuptimta, ne mund të refuzojmë qese plastike dhe të përpiqemi shumë më shumë për të jetuar më pak të dëmshëm, siç kemi bërë ne ditët e kaluara.

Pershtatur nga: GISELA SHABANI