Eco Bicycle

Eshte e vertetuar: Qytetarët që pedalojnë drejt punës reduktojnë stresin deri në 52%!

Written by Ecovolis Editor

ne pune pa stres

Nëse jeni pjesë e këtij numri në rritje të qytetarëve që pedalojnë drejt punes, ju nuk duhet të vazhdoni të lexoni. Ju e keni vertetuar tashmë atë që ne do ju themi: bicikleta redukton ndieshem stresin. Ky është një studim I vërtetuar në rast se dikush kishte ndonjë dyshim.

Sipas një studimi të Institutit Global të Shëndetit të Barcelonës (ISGlobal), një qendër e promovuar nga Puna Sociale “La Caixa”, njerëzit që udhëtojnë me biçikletë për të punuar ose studiuar të paktën një herë në javë kanë një rrezik 20% më të ulët të vuajtjes së stresit sesa ato që lëvizin përmes një mjeti tjetër transporti. Hulumtimi, i botuar në revistën mjekësore BMJ Open, zbulon se njerëzit që ngasin biçikleta katër ditë në javë zvogëlojnë rrezikun e stresit në 52%, krahasuar me ata që kurrë nuk pedalojnë.

800 të anketuar të të gjitha moshave

Studimi gjithashtu konfirmon se rreziku i stresit është më i ulët kur mjedisi urban është më miqësor për çiklizmin, për shembull kur ka stacione publike aty pranë dhe korsi biçikletash. Projekti, i cili është pjesë e projektit Tapas dhe që ka anketuar 800 njerëz në moshën 18 dhe 69 vjeç, konkludon se një dizajn urban që merr parasysh biçikletën mund të nxisë përdorimin e këtij mjeti transporti dhe të zvogëlojë rrezikun e stresit.
“Ky është studimi i parë që fokusohet në marrëdhëniet midis çiklizmit dhe stresit të vetëvlerësuar,” shpjegoi studiuesi i ISGlobal dhe autori i parë i studimit, Ione Avila-Palencia, në një deklaratë nga Europa Press.
       “Politikëbërësit duhet të promovojnë çiklizmin dhete bejne prioritet planifikimin urban”

“Ne kemi një shoqëri mjaft të stresuar dhe gjetjet e këtij studimi tregojnë se çiklizmi mund të ndihmojë në reduktimin e niveleve të stresit në popullsi”, shton hulumtuesi. Drejtori i ISGlobal-it për Planifikimin Urban, Mjedis dhe Shëndetësi, Mark J. Nieuwenhuijsen, shtoi se “këto rezultate sugjerojnë që politikëbërësit duhet të promovojnë çiklizmin dhe ta japin prioritet në planifikimin urban dhe të transportit për të ulur nivelet e stresit dhe për të përmirësuar shëndetin publik dhe mirëqenien”.