Lajme

Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia 1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!

Written by ecovolis

Biçikletat arrijnë dhe kalojnë shitjet e makinave! Anglia 1.3 milion bicikleta te shitura me shume se makina!
Ekonomia Evropiane duket se ka marrë një kthesë domethënëse. Cilat janë vendet ku bicikleta ka lënë pas makinën?

Bicikleta vs Makina! Kush po fiton?

Lajmi se spanjollët blenë më shumë biçikleta se sa makina në 2013, mund të vijë si një e papritur, por jo! Shitjet e bicikletave tejkalojnë ato të makinave në shumicën e vendeve evropiane, ndonëse dhe recesioni ka pasur një efekt në vitet e fundit, në këtë kthesë.

Prestigjozia “The Guardian” nxorëi dhe krahasoi numrat nga dy burime për të për të parë shitjet dhe shifrat: Shoqata Evropiane e Prodhimit të Automobilave dhe ekuivalentja e saj për biçikletat “Coliped”.

Shitjet e bicikletave kanë tejkaluar shitjet e makinave pothuajse në të gjitha vendet europiane, por studimi është detajuar në 4 prej 23 shteteve që kanë ndryshuar mënyrën e lëvizjes, (Italia, Spanja, Belgjika dhe Irlanda) Hendeku më i madh ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku në 2011, janë shitur 1.3 milionë bicikleta më shumë se sa makina.

Kthesa e madhe ka filluar që nga viti 2000 !

Kjo është surpriza e dytë më e madhe, pasi kjo nuk është një prirje e re, por një trend i qendrueshëm prej vitesh. Shitjet e biçikletë kanë tejkaluar ato të makinave çdo vit që nga viti 2000, thjesht hendeku po zgjerohet me rritjen e shitjeve të biçikletave dhe rënien e regjistrimeve të automjeteve.

Mendohet se hendeku është edhe më i madh në shifra, pasi të dhënat nuk kanë llogaritur biçikletat dhe makinat e dorës së dytë, por i referohet vetëm shitjes së produkteve të reja.


Nga një bashkëpunim i Ecovolis me Instat u nxorrën të dhënat për importin e bicikletave ne 5 vitet e fundit në Shqipëri. Shitjet e bicikletave kanë një rritje domethënëse edhe te ne!

A mendoni dhe ju se këto janë të habitshme?