Eco Bicycle

Tonifikoni trupin dhe forconi zemrën me avantazhet që sjell përdorimi i biçikletës

Written by ecovolis


Në të gjithë botën përdorimi i biçikletës është rritur shumë, kjo për arsye edhe të infrastrukturës që favorizon gjithnjë e më shumë përdorimin e biçikletës. Përdorimi i biçikletës është i mirë jo vetëm sepse ndikon pozitivisht mbi planetin dhe ju kursen të ardhura, por është një nga mënyrat më efektive të ushtrimeve fizike që ju mund të bëni. Ja cilat janë disa nga arsyet:
Djeg kaloritë e tepërta.Një femër që pedalon 12-14 milje/orë djeg rreth 488 kalori për 60 minuta.

Tonifikon trupin tuaj. Çiklistët janë të njohur për këmbë të tonifikuara. Gjithashtu timoni ju ndihmon të tonifikoni pjesën e sipërme, duke iu dhënë një tonifikim të balancuar të gjithë trupit.

Rrit energjinë. Ndjeheni të plogësht? Një studim i publikuar në revistën Psikoterapia dhe Psikosomatikët konkludoi se përdorimi i biçikletës përmirësonte nivelin e energjisë deri në 20% dhe redukton lodhjen deri në 65%. Pse? Pedalimi nxit trurin të çlirojë dopaminën neurotransmetuese, e cila është e lidhur me energjinë, thotë Profesor Patrick O’Connor. Njerëzit që përdornin bicikletën tre herë në javë me një ritëm të ulët apo të moderuar e luftojnë më lehtë lodhjen.

Kyçe të shëndetshme dhe efiçente. Pedalimi ushtron më shumë presion se vrapimi apo ecja tek gjunjtë, kyçet dhe mbi shpinën tuaj. Qëndroni në pozicionin më të përshtatshëm: Gjunjët tuaj duhet të përkulen pak (25 gradë) mbi pedale. Nëse është shumë e drejtë apo e përthyer, atëherë çojeni bicikletën në një dyqan për riparimin e biçikletave për të përshtatur shalën.

Çdo muskul e ndjen. Gjeni një kodër e cila kërkon 3-10 minuta për ta ngjitur. Ngjiteni 2-3 herë, duke shpenzuar gjysmën e kohës jo të ulur në shalë. Pedalimi ndërkohë që qëndroni në këmbë stërvit pjesën e sipërme të trupit tuaj dhe tricepsin.

Mund ta praktikoni ndërkohë që vazhdoni punët tuaja.

Nëse përdorni biçikletën për të shkuar në punë, mestararisht 20 minuta 2-3 herë në javë, mund t’ju ndihmojë të digjni rreth 3000 kalori në muaj.

Mbron zemrën tuaj. Sëmundjet e zemrës janë nga shkaqet kryesore të vdekjeve të femrave në këtë shekull, dhe dy faktorët kryesorë janë tensioni dhe kolesteroli i lartë. Në një studim kërkuesit ftuan 32 gra që pedalonin 3 herë në javë, përeth 30 minuta me një ritëm të moderuar apo të lartë. Pas një viti, ato rezultuan në ulje të tensionit dhe reduktim të kolesterolit, duke rritur njëkohësisht tonifikimin e trupit të tyre. “Kërkoni për një rrugë në të cilën mund të pedaloni për rreth 30 minuta pa u ndalur në mënyrë që të mbani një ritëm të lartë e të qëndrueshëm. Pedalimi ju mundëson trajnim të sistemit kardiovaskular. Zemra, e cila është një muskul, bëhet më e fortë dhe rezistente ndaj lodhjes; ritmi i rrahjeve dhe tensioni i gjakut reduktohen me anë të trajnimit. Pedalimi është një sport aerobik, gjatë të cilit muskujt djegin oksigjen dhe karakterizohet nga përpjekje intensive.

Biçikleta është argëtuese. Ne të gjithë kemi përdorur biçikletën kur kemi qënë të vegjël dhe nuk e kemi menduar asnjeherë si ushtrim fizik. Është shumë bukur të jesh në natyrë dhe të ndjesh erën në fytyrë. Përpiqu të përfytyrosh edhe njëherë ndjenjën kur keni qënë fëmijë. Shijoje thjeshtë për argëtim. Ju mund të bëni ushtrime fizike thjeshtë duke pedaluar në qytet për të parë botën nga një tjetër perspektivë.

Pedalimi është social. Një pjesë e mirë e njerëzve nuk i japin rëndësi aq sa duhet aspektit social të sportit. Pedalimi mund të bëhet në grup, koha kalon shpejt dhe është më shumë argëtuese me miqtë. Pse është i rëndësishëm pedalimi në grup? Sepse të qënit pjesë e një grupi ju motivon të qëndroni të përkushtuar ndaj sportit.

Aplikoni tani për të qënë vullnetar në skuadrën Ecovolis. Plotësoni aplikimin duke klikuar në linkun Ecovolis Vullnetar ose dërgoni një email në adresën e postës elektronike: ecovolis@gmail.com