Ecovolis

Si të bëhesh një aktivist?

Written by ecovolis

E thjeshtë si një, dy, tre. Gjej pasionin dhe motivimin tënd dhe mundësitë janë të pafundme.
Aktivistët janë njerëz që shohin nevojën për ndryshime dhe I kushtojnë kohën e tyre asaj që besojnë si më të drejtë. Siç dëshmojnë aktivistët e suksesshëm, barrierat strukturore, sociale ose ekonomike nuk duhet t’ju ndalojnë të ndiqni pasionin tuaj dhe të krijoni ndryshime pozitive. Nëse jeni të interesuar të bëni një ndryshim për një arsye që ju intereson, ju mund ta bëni këtë duke edukuar veten në lidhje me çështjen, duke gjetur mënyra për t’u përfshirë nëpërmjet një aksioni apo zgjidhje konkrete.

1. Gjej çfarë ke pasion dhe të motivon për ndryshime pozitive!

Gjej pasionin tënd. Kur shikon botën rreth teje, çfarë të ngacmon më shumë? Çfare ju mbush me shpresë? Çfarë të bën të zemërohesh? Çfarë ju tremb për të ardhmen? Pasionet tuaja mund të përqëndrohen për të mbështetur diçka që është e mirë por do përmirësuar akoma (p.sh., aktivitetet jashtë shkolle dhe organizimi I udhëtimeve me shokët e shkollës në fundjavë) ose duke u përballur me atë që e sheh si të gabuar (p.sh.,bllokimi I korsive të bicikletave nga makinat).
Shkruani një listë të gjërave që jeni të pasionuar, dhe përpiquni të jeni sa më specifik të jetë e mundur. Për secilën nga ato, identifikoni problemin, zgjidhjen dhe çfarë mund të bëni për të ndihmuar.

2.
Vendosni qëllime ambicioze, por realiste. Gjatë gjithë historisë, aktivistët individualë kanë ndihmuar në rrëzimin e diktaturave, regjimeve dhe perandorive, ata kanë forcën të çlirojnë njerëzit nga shtypja dhe të sjellin ide të reja. Dhe sot, të rinjtë janë në gjendje të përmirësojnë lagjet e tyre ose të ndërtojnë kauza sociale nëpërmjet përpjekjeve të tyre. [3] Nëse doni të arrini diçka, është e rëndësishme të jeni specifik për atë që doni të ndryshoni dhe se si mund të arrini realisht atje.
Për shembull, ndërkohë frenimi i ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu është një qëllim fisnik, por është shumë i gjerë që të veprohet drejtpërdrejt. Sidoqoftë, mund të organizoheni për një lëvizshmëri më të gjelbërt në qytetin tuaj, duke reduktuar përdorimin e makinës dhe nxitur përdorimin e biçikletës.
Bëhu një aktivist.

3.
Gjeni dhe mbështesni një organizatë që mbështet çështjen tuaj. Nëse ndani të njëjtin pasion për të njëjtën arsye si shumë aktivistë të tjerë, ndoshta mund të gjeni një ose disa organizata ekzistuese për t’u bashkuar. Mund të jetë një klub studentor, një organizatë mjedisore, një grup aventurierësh që udhëtojnë duke zhvilluar aksione mjedisore dhe me rradhë.
Shumica e organizatave aktiviste ofrojnë mundësi të ndryshme të përfshirjes, kështu që ju mund të zgjidhni aty ku ndiheni vetvetja, nëse kjo do të thotë pjesëmarrje në takime apo demonstrime, përfshirje në fushata mjedisore apo sociale, të gatush për njerëz të pamundur, të ndihmosh në strehimin e qytetarëve të pastrehë apo dhurosh ndihma në ushqime dhe veshje për njerëz në nevojë.
Më mirë akoma ju mund të merrni në konsideratë edhe të krijoni organizatën tuaj të aktivistëve, qoftë një grupim mjedisor, social në ndihmë të familjeve në nevojë apo dedikuar një kauze tjetër. E rëndësishme është të filloni aktivizmin tuaj sa më parë.

4.
Të dhuroni vullnetarisht kohën tuaj për një kauzë. Një nga mënyrat më të mira për të bërë një ndryshim është dhurimi i kohës për të mbështetur pasionin tuaj. Shkoni te organizatat në komunitetin tuaj që punojnë për kauzën tuaj dhe pyesin se si mund të ndihmoni.
Për shembull, nëse jeni të interesuar në mbështetjen e kafshëve, provoni vullnetarizmin në një strehëz të kafshëve lokale ose shpëtimin e kafshëve të egra. Ka shumë mënyra që mund të ndihmoni, nga kujdesi për kafshët, organizime për mbledhjen e fondeve ose duke shkruar për çështje të rëndësishme në një blog aktivistësh.
Bëhuni një aktivist!

5
Një formë aktivizmi është edhe të dhurosh para, ushqime apo veshje që nuk përdoren për kauza të ndryshme . Organizatat aktiviste ose ato të bamirëse kanë nevojë për burime për të bërë punën e tyre. Nëse nuk mund të përballosh të dhurosh para në një organizatë që mbështet çështjen tënde, mund të jesh në gjendje të dhurosh gjëra të tjera që i duhen, si veshje apo ushqim të konservuar.
Jini të vetëdijshëm se disa organizata bamirëse janë më të respektuara se të tjerat. Nëse planifikoni të dhuroni para ose mallra për të mbështetur një kauzë, bëni disa kërkime para se të dhuroni.

6
Aktivizmi që përfshinë miqtë dhe familjarët. Tregojini familjes dhe miqve tuaj për çështjen tuaj dhe ftojini ata që të përfshihen. Nëse ata janë të interesuar, ndani të dhëna rreth kauzës suaj ose thjesht bisedoni me ta për çfarë dini rreth kësaj kauze. Nëse merrni pjesë në një aksion vullnetar, ftoni edhe një shok të interesuar ose një anëtar të familjes për tu përfshirë vullnetarisht bashkë me ju.

7
Udhëhiq me shembullin tënd. Një nga format më të thjeshta dhe më të rëndësishme të aktivizmit është praktikimi i asaj që besoni, ose “aktivizmi i ndërgjegjshëm”. Aktivizimi i aktivizmit të ndërgjegjshëm nënkupton përfshirjen e aktivizmit në jetën tuaj të përditshme duke jetuar dhe duke vepruar në mënyra që mbështesin drejtpërdrejt çështjen tuaj (p.sh., reduktimin e dioksidit të karbonit duke lëvizur vetë me bicikletë. Për shembull, nëse jeni të interesuar të minimizoni mizorinë ndaj kafshëve, mund të filloni duke mos përdorur produkte të bëra nga kafshët (si leshi apo lëkura) dhe duke shmangur bizneset që shfrytëzojnë kafshët.
Pra mundësitë janë të pafundme. Nëse beson në një kauzë atëherë mo sprit më por fillo nga aktivizmi që sot. Te Ecovolis ka disa programe dhe organizime ku mund të jepni ndihmesën tuaj për të mbrojtur natyrën. APLIKO!