Gruaja e fotografuar duke ngritur gishtin e saj të mesëm drejt autokolonës së presidentit amerikan Donald Trump thuhet se është shkarkuar nga puna për fotografinë e saj.
Imazhi u bë viral pasi u fotografua më 28 tetor në Virxhinia, pranë një fushe golfi ku shkon Trump.
Juli Briskman, e cila u identifikua si çikliste në imazh, pohon se ajo u shkarkua nga puna e saj pranë Akima LLC pasi ajo postoi foton në profilet e saj në rrjetet sociale.
Vetë kompania nuk ka pranuar të komentojë pushimin nga puna të ciklistes.
Zonja Briskman tha për mediat amerikane që kompania e thirri atë në një takim një ditë pasi ajo njoftoi departamentin e tyre të burimeve njerëzore se ajo ishte subjekt i imazhit që po qarkullonte gjerësisht në rrjetet sociale.
Ajo u shpreh për Huffington Post se drejtuesit kishin thënë se e klasifikonin imazhin si “të shthurur” ose “të pahijshëm” dhe prandaj mendonin se ka shkelur politikat e tyre të mediave sociale pasi ajo e kishte postuar në llogaritë e Tëitter dhe Facebook.
Megjithatë znj. Briskman tha se i kishte nënvizuar drejtuesve se ajo nuk kishte qenë në orar të punës kur fotografia ishte marrë dhe nuk kishte përmendur punëdhënësit e saj në faqet e mediave sociale.
Zonja Briskman gjithashtu pohon se një kolegu I saj I punës u lejua të kthehej në punën e tij pasi fshiu një postim që konsiderohej si ofendues gjatë një incidenti të veçantë.
Prandaj, ajo me të drejtë pyet se pse u shkarkua menjëherë nga funksioni I saj.
Nëna 50-vjeçare e dy fëmijëve thuhet se ishte në firmën e kontraktorit qeveritar për gjashtë muaj duke punuar në komunikim.
Megjithë humbjen e punës së saj, zonja Briskman tha se nuk u pendua për gjestin e saj.
‘Kam humbur punën për një postim në Facebook’
“Mendoj se kjo nuk është aq e keqe, përkundrazi në disa aspekte është më mirë pasi tregon realitietin e shoqërisë amerikane,” thotë ajo për The Huffington Post.
“Unë jam e zemëruar për vendin tonë, por tani jam e tmerruar, mbi çensurën, ishte një mundësi për mua të thosha diçka”.
Fotografi i presidentit, Mbrendan Smialoëski, thotë për faqen e internetit të AFP se është e zakonshme që njerëzit të protestonin ose të bënin gjeste të turpshme tek presidentët kur ata udhëtonin.
Ai tha se I kishte bërë përshtypje “këmbëngulja” e zonjës Briskman, pasi ajo bëri disa gjeste dhe bëri përpjekje të njëpasnjëshme për të kapur autokolonën e presidentit Trump.